Aktivitetet


KONTRIBUO PER TRAGJEDINE E GERDECIT

I dashur Mik,

Tragjedia e ditës së shtunë në fshatin Gërdec ka shkaktuar deri më tani shume të vdekur, një numër të papërcaktuar të humburish dhe me qindra të plagosur. Me qindra shtëpi janë rrënuar krejtësisht, njerëzit kanë humbur jo vetëm të afërmit, por edhe çatitë mbi kokat e tyre. Dëmit të tmerrshëm njerezor i është shtuar edhe dëmi i hidhur material.

Qeveria Shqiptare është përpjekur të sillet me këtë tragjedi ashtu siç do të sillej me një katastrofë të cfaredo natyrore, paçka se është një tragjedi e shkaktuar nga një papërgjegjshmeri ekstreme që lejoi vendosjen e një fabrike të çmontimit të municioneve luftarake në një qendër të banuar, në mes të një zone me popullsi të dendur e pranë rrugës kryesore në vend. Banorët e varfër të fshatit Gërdec u përdorën paturpësisht për të kryer një punë që duhej të ndërmerrej vetëm nga specialistë të fushës të cilët mund të kishin siguruar kushtet e nevojshme. Në vend të këtyre specialistëve, dëshira për të përfituar sa më shumë, sa më shpejt bëri që të punësoheshin deri edhe fëmijë të cilët shoqëronin prindërit e tyre në punë me shpresën për t’i shtuar sado pak lek më tepër të ardhurave të pakta të familjes.

Përballë papërgjegjshmërisë dhe paaftësisë të qeverisë ndodhen në këto çaste me qindra njerëz. Familjarët e viktimave të tragjedisë, të të vrarëve, të të zhdukurve, të të plagosurve kanë nevojë për ndihmën e të gjithë neve në përpjekjen e tyre për të rindërtuar përsëri një jetë normale. Paçka se asgjë s’mund ta zëvendësojë humbjen e të dashurve të tyre, ose të zhdukë plagët nga trupat e qindra të plagosurve ndihma jonë ekonomike mund të zbusë pakëz dhimbjen dhe për këtë arsye Lëvizja Mjaft! ju bën thirrje që të kontribuoni në numrin e llogarisë më poshtë të hapur pranë Bankës Amerikane të Shqipërisë.

ABA- American Bank of Albania
Numëri i llogarisë (në Lek): 1040831807
Adresa e Bankës: Rr. Ismail Qemali, Ndërtesa e Bankës Amerikane -NG NR 27 POBOX 8319
Kodi SWIFT / ABA nr:  USALALTR

Ndihmat e mbledhura deri në datën 15 prill do të shpërndahen tek banorët e dëmtuar. Çdo kontribues në llogarinë e mësipermë do të ketë të drejtën e kontrollit të drejtëpërdrejtë të kësaj llogarie nëpërmjet faqes në rrjet të Bankës Amerikane të Shqipërisë në adresën https://www.abaflex.com

Ne mbeshtetje te tragjedise se Gerdecit, Banka Amerikane e Shqiperise ka vendosur te mos mbaj komision ne hyrje per transfertat e donacionit ne fjale.

Faleminderit!


Lëvizja Mjaft!

 

 
 

Taksistet e licensuar hidhen ne proteste
Nga ana tjeter taksistet kerkojne anullimin e vendimit te Ministrit te Transporteve te dats 25.04.2008. Sipas tyre ky vendim eshte marre ne menyre te njeanshme pa pyetur grupet e interesit dhe ka sjelle liberalizimin total te licensave te sherbimit taksi. Taksistet u shprehen se vendim eshte ne kundershtim me standartet europian te cilat kane percaktuar nje taksi me nje mije banor. me teper

Kompensimi i energjise, qeveria po mashtron shqiptaret ne veshtiresi ekonomike
Lėvizja Mjaft! thekson se ėshtė detyrė e qeverisė qė tė garantojė mbrojtje sociale pėr pensionistėt, tė papunėt, familjet nė vėshtirėsi ekstreme dhe tė gjitha shtresat nevojė. me teper

MJAFT, reagim per krizen politike dhe institucionale
Greva ėshtė njė instrument demokratik dhe shumica e kėrkesave tė grevistėve ėshtė racionale pėrtej ēdo dyshimi. me teper


Me teper Lajme
E ç'rëndësi ka sa vetë e vizitojnë këtë faqe