Protesta per sinjalistiken - Shtypi
Protesta
"Mjaft" mungesës së sinjalistikës rrugore - Shqip
Aksidentet, 22 viktima vetëm në rrugët e kryeqytetit
23 maj 2007
Të rinjtë e lëvizjes Mjaft kanë protestuar dje kundër mungesës së sinjalistikës rrugore në qytetin e Tiranës, si pasojë e së cilës vitet e fundit kanë gjetur vdekjen dhjetëra qytetarë. Ata zgjodhën për këtë protestë një lagje në afërsi të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, ku rruga është shtruar prej më shumë se një viti, por për sinjalistikën e saj, si edhe të shumë rrugëve të tjera të kryeqytetit, askush nuk ka menduar.
Gjatë kësaj proteste, aktivistët e Mjaft kishin përgatitur disa tabela që përdoren për orientimin e trafikut dhe të kalimtarëve. Njëri nga aktivistët vizatoi në akset përbërëse të kryqëzimit ku u zhvillua protesta, fjalën "KUJDES". Sipas tyre nuk kërkohet asgjë më shumë për të përmirësuar këtë situatë në kryeqytet, veçse pak vullnet dhe seriozitet nga ana e pushtetit lokal.
Aksi me më shumë aksidente gjatë vitit 2006, rezulton të jetë autostrada Tiranë-Durrës. Në Tiranë, numri i aksidenteve me pasojë vdekje arriti në 44. Por ajo që të shqetëson më shumë është se gjatë këtyre aksidenteve, pati 22 të vdekur.
Aksidentet, 22 viktima vetëm në rrugët e Tiranës - Albania
Aktivistë të Lëvizjes MJAFT! protestuan dje kundër mungesës së sinjalistikës rrugore në rrugët e qytetit të Tiranës, si pasojë e së cilës vitet e fundit kanë gjetur vdekjen dhjetëra qytetarë.
Ata zgjodhën për këtë protestë një lagje në afërsi të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, ku rruga është shtruar prej më shumë se një viti, por për sinjalistikën e saj, si edhe të shumë rrugëve të tjera të kryqytetit, askush nuk ka menduar.
Leart Kola, aktivist i MJAFT! tha se, “Bashkia e Tiranës nuk mund të vazhdojë të bëjë më projekte gjysmake si dhe të harrojë në mënyrë absurde se pas shtrimit të një rruge, duhet vendosur sinjalistika që do të mund të mrbojë kalimtarët dhe do të disiplinojë trafikun”. Sipas MJAFT! arsyeja e shumë aksidenteve me pasojë edhe vdekjen, në zonat urbane dhe vecanërisht Brenda kryeqytetit, është mungesa e sinjalistikës rrugore.
Gjatë kësaj proteste, aktivistët e MJAFT! kishin përgatitur disa tabela që përdoren për orientimin e trafikut dhe të kalimtarëve. Njëri nga aktivistët vizatoi në akset përbërëse të kryqëzimit ku u zhvillua protesta, fjalën “KUJDES”. Sipas Klubit të Tiranës nuk kërkohet asgjë më shumë për të përmirësuar këtë situatë në kryeqytet, vecse pak më shumë vullnet dhe seriozitet nga ana e pushtetit lokal.
Sipas statistikave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, vitet e fundit është rritur frikshëm numri i aksidenteve me pasojë vdekjen, brenda zonave urbane dhe në akset nacionale. Aksi me më shumë aksidente gjatë vitit 2006, rezulton të jetë autostrada Tiranë-Durrës. Ndërkohë që në Tiranë, numri i aksidenteve me pasojë vdekje arriti në 44. Por ajo që të shqetëson më shumë është se gjatë këtyre aksidenteve, pati 22 të vdekur vetëm në zonën urbane (pra brenda Tiranës) dhe 22 të tjerë në akset kryesore që e lidhin kryeqytetin me qytetet e tjera. Të paktën brenda qytetit të Tiranës, një ndër arsyet kryesore që shkaktoi këto aksidente ishte dhe mungesa e sinjalistikës rrugore.
MJAFT, kunder mungeses se sinjalistikes ne Tirane - Shekulli
Aksidentet, 22 viktima vetëm në rrugët e Tiranës
Aktivistë të Lëvizjes MJAFT! (Klubi i Tiranës), protestuan sot kundër mungesës së sinjalistikës rrugore në rrugët e qytetit të Tiranës, si pasojë e së cilës vitet e fundit kanë gjetur vdekjen dhjetëra qytetarë.

|