Lëvizja MJAFT! reagon sot kundër përdorimit politik të cështjes së minatorëve nga opozita. Ajo gjithashtu dënon ashpër shfrytëzimin e minatorëve nga administrata lokale nepotike dhe kërkon vazhdimin e negociatave të frytshme me nivelet e larta të kompanisë së re
14 gusht 2007
Lëvizja MJAFT! i bëri thirrje sot Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Punes dhe Cështjeve Sociale që të ndërhyjnë për përmirësimin e kushteve të punës në minierë, ndërkohë që u distancua publikisht nga cdo tentativë për politizimin e këtij problemi. Sipas kësaj lëvizje, cdo tentativë nga kushdo forcë politike, për politizim të kësaj cështje, ashtu sic po vihet re ditët e fundit, do t’i dëmtonte minatorët dhe kauzën e tyre. Nga ana tjetër, duke patur parasysh se hallet e minatorëve dhe kërkesat e tyre mund të plotësohen vetëm përmes bisedimeve me kompaninë Deca-Metal, MJAFT! i bëri thirrje kësaj kompanie që të vazhdojë negociatat e frytshme me Sindikatën e Minatorëve.
Gjatë një konference për shtyp, Elisa Spiropali (MJAFT!) tha sot se “Vdekja e minatorit Hysa, e treta vdekje brenda dy muajve, tregon dhe njëherë që kjo minierë ka nevojë për përmirësim të menjëhershëm të kushteve dhe për investime në siguri dhe në mirëmbajtje si dhe për vazhdim të bisedimeve me kompanine e re Deca-Metal”. Këto dy pika kanë qenë të parashikuara në koncesionin e firmës së mëparshme DARFO nënshkruar në 2001-shin, por kurrë nuk janë plotësuar dhe zbatuar. “Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Punës dhe Cështjeve Sociale, në gjithë këto vite, kanë bërë sehir teksa shkelen me të dyja këmbët kushtet e koncesionet dhe të drejtat e minatorëve”.
Mjaft dënon shfrytëzimin e minatorëve nga administrata lokale nepotike.
Tepër e ashpër ishte gjatë deklaratës së sotme MJAFT! edhe përsa i përket Administratës lokale të Minierës së Bulqizës dhe pushtetit lokal, të cilët kontrollojne pjesen më te pushtetit në këtë qytet dhe që ironikisht janë vellezër. Spiropali tha e indinjuar gjatë konferencës për shtyp se: “Mjaft! i bën thirrje administratës lokale të minierës dhe pushtetit lokal, që të ndalë urgjentisht presionin cnjerëzor mbi banorët e Bulqizës dhe minatorët në vecanti”.
“Bulqiza nuk është pronë e juaja zotërinj”, iu drejtua aktivistja e MJAFT! anëtarëve të administratës lokale dhe të pushtetit lokal. Ajo shtoi: “Cdo tentativë për ta mbajtur peng me metoda gangstere nepotike këtë qytet do të dështojë. Bulqiza është e ndërgjegjshme dhe do ju rezistojë pa frikë. Kështu bëni më mirë të ikni sa më parë aty ku keni vendin – në berrlogun e fëlliqur të atyre që historikisht kanë dashur ta mbajnë këtë popull kokë-ulur dhe pa dinjitet.
Lëvizja Mjaft! ishte dje në Bulqizë për të ngushëlluar familjen e minatorit Zaim Hysa, që humbi jetën i dërrmuar nën 2 ton krom në minierën e kromit të Bulqizës.
Zaim Hysa ishte një nga udhëheqësit e prostetave dhe grevës së minatorëve të Bulqizës, protesta të cilat, sollën nënshkrimin e marrëveshjes me kompaninë në datën 6 Korrik. Zaim Hysa ishte gjithashtu edhe Sekretari i Sindikatës së Re të Minatorëve të Bulqizës, që u krijua me mund një muaj më parë dhe arriti të solidarizonte të gjithë minatorët e kësaj miniere, pavarësisht presioneve dhe kërcënimeve më të paturpshme që ushtrohen ndaj tyre nga rrjeti nepotik i administratës lokale të minierës dhe pushteti lokal, cdo ditë dhe në mënyrë konstante.
E shtune, 20 prill 2013 Trajnim me studentet e Vlores mbi gazetarine, lajmet dhe produksionin mediatik. me teper
Sot nė datė 20.03.2013 ora 17:30 pėrballė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, me iniciativen e disa qytetarėve tė thjeshtė, me mbeshtetje tė gjerė nga komuniteti dhe qytetarė tė ndryshėm nė rrjetet sociale, si dhe me mbeshtetje nga organizata tė ndryshme tė shoqerisė civile, organizohet protesta Une nuk do tė hesht!. Sepse nėse heshtim edhe kėtė herė, nuk do tė ketė mė drejtesi! Nėse heshtim edhe kėtė herė, viktimat e rradhės do tė jenė femijet tona, prinderit tanė, gratė tona, tė gjithe ne! me teper
Tiranė, datė 14.03.2013 Lėvizja MJAFT zhvilloi Konferencėn Rajonale me temė Pėrdorimi i mjeteve tė Teknologjisė sė Informacioni pėr rritjen e pėrgjegjshmėrisė sė zyrtarėve publik. Kjo konferencė ėshtė organizuar me mbėshtetjen e Fondacionit SOROS, nė kuadėr tė Programit East-East. Nė konferencė marrin pjesė pėrfaqėsues tė organizatave mė tė rėndėsishme tė shoqėrisė civile nga Kosova, Serbia, Bosnje Herzegovina, Shqipėria, Armenia, Ukraina, Maqedonia, Mali i Zi, Moldavia, Kirgistani etj. me teper