Rregjistrohu ne listen tone:

Rregjistrohu Ç'rregjistrohu
   

Deklarata


Deputeti Tom Doshi rreh gazetarin e BIRN

Deputeti Tom Doshi rreh gazetarin e BIRN

Reagon Levizja MJAFT!: Ky eshte nje akt i turpshem!

12 mars 2008

Lëvizja Mjaft! shpreh indinjatën e saj për dhunën e ushtruar 2 ditë më parë, në datë 10/03/2008 nga deputeti i Partisë Demokristiane, Tom Doshi mbi gazetarin Besar Likmeta.

Likmeta, i cili punon për agjencinë e njohur rajonale, BIRN (Balkan Investigative Reporting Network), është rrahur brutalisht nga Doshi në ambientet e barit të Hotel Sheraton, rreth orës 10:45, në prani të klientëve dhe stafit të hotelit. Dëshmitar dhe njëherësh shoqërues i deputetit Doshi ishte edhe deputeti i Partisë Socialiste, Arben Isaraj, i cili ndonëse nuk ka ushtruar dhunë direkte mbi gazetarin, është përfshirë në debatin paraprak me të, në krah të Doshit.

Likmeta, i cili pësoi dëmtime në fytyrë nga dhuna e parlamentarit, ka shkruar në 20 shkurt të këtij viti mbi diplomat false të deputetëve shqiptarë, investigim që mund të gjendet i publikuar në (http:// www.balkaninsight.com/en/main/investigations/8041/).

Pasi kreu një investigim të pavarur mbi ngjarjen e rëndë, BIRN, i ka dërguar Kryeministrit Sali Berisha, përfaqësuesve të huaj në Shqipëri dhe organizatave që mbrojnë të drejtat e njeriut, një letër, ku i njofton mbi ngjarjen dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme të tij (varianti online në: http:// www.birn.eu.com/en/1/20/8541/)

Duke kujtuar se ky nuk është precedenti i parë me karakter fizik i deputetit Doshi, Mjaft! i bën thirrje përfaqësuesve të medias, përfaqësive diplomatike dhe të gjithë aktorëve të shoqërisë civile që të reagojnë mbi këtë ngjarje tepër të rëndë.

Lëvizja Mjaft! po përgatit një protestë mbi veprimin e paturpshëm të deputetit, i cili nuk duhet t'ia hedhë pa u përgjigjur para institucioneve përkatëse mbi këtë akt qe fyen dinjitetin e cdo qytetari.

KUSH ESHTE TOM DOSHI?

Tom Doshi ka fituar zgjedhjet e përgjithshme te korrikut 2005  ne zonën 7 si përfaqësues i Partisë Socialiste. Ne shtator 2006 Doshi braktis grupin parlamentar socialist për t’iu bashkuar atij te Partisë Demokristiane. Sipas tij një nga arsyet kryesore që e ka shtyrë për marrjen e këtij vendimi ka qenë fakti se tradicionalisht bindjet e tij dhe ato familjare kanë qenë të djathta. Doshi është shprehur se arsyeja që e ka shtyrë për të kandiduar për PS në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut, ka qenë fakti se ka pasur një kërkesë shumë të fortë nga zona e tij elektorale e Velipojës, për të qenë ai deputeti që do të përfaqësonte në Kuvend interesat e kësaj zone. “Një kërkesë e tillë, fillimisht mu bë edhe nga disa drejtues lokalë të PD-së në Shkodër dhe në Velipojë. Por ishte vetë kryetari i PD-së, Berisha, ai që nuk pranoi të kandidoja për ngjyrat e PD-së. Në këtë kohe  shpjegon Doshi erdhi oferta nga PS-ja, që unë të kandidoja për këtë forcë politike. “Më shumë sesa për PS-në, unë pranova të kandidoj si deputet për të përfaqësuar në Kuvend, interesat e zonës sime elektorale”, është shprehur Doshi për median megjithëse ne raportin UnëVotoj për monitorimin e parlamentit për periudhën janar korrik 2007, Doshi cilësohet si një nga 19 deputetet qe nuk kane marre pjese asnjëherë ne debatet parlamentare te zhvilluara gjate gjithë sesionit te katërt parlamentar. Po gjate këtij sesioni Tom Doshi rezulton një nga deputetet me numrin me te madh te mungesave ne seancat plenare. Ai ka qene i pranishëm ne me pak se gjysmën e ligjeve te miratuara ne Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas deklarimit te pasurisë (për vitet 2003, 2004, 2005), publikuar ne raportin UnëVotoj, Tom Doshi është deputeti me i pasur i Kuvendit te Shqipërisë me një total pasurie prej 1.090.171.456 leke. Ndërkohë qe gjate periudhës 2006-2007 pasuria e tij është rritur me 87.021.651 leke, duke u renditur kështu deputeti i dyte ne ndryshimin me te madh te pasurisë.

Nuk është hera e pare qe Doshi përfshihet ne incidente te tilla. Jo me larg se shtatori i vitit te kaluar Doshi ka goditur, brenda ambienteve te Kuvendit te Shqipërisë (ekzaktësisht te kafja e Kuvendit) deputetin e PPDNJ-s Leonard Solis për shkaqe te paditura.

LEVIZJA MJAFT!

Leter e agjencise BIRN drejtuar sot (12 mars 2008) kryeministrit Berisha:

Shkelqesia Juaj,

BIRN (Balkan Investigative Reporting Network), një grup redaktorësh dhe ekspertësh të medias në nëntë shtete të Ballkanit dhe botuesja e “Balkan Insight” (www.balkaninsight.com) është shumë e shqetësur dhe e alarmuar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj gazetarit tonë shqiptar, Besar Likmeta.

Likmeta u dhunua brutalisht nga deputeti Tom Doshi gjatë një interviste në Hotel Sheraton në Tiranë në mbrëmjen e 10 Marsit përballë një tjetër deputeti, Arben Isaraj, deputet i Partisë Socialiste.

Gjatë punës kërkimore në lidhje me diplomat falco në Shqipëri, të botuar në 20 shkurt, (http:/www.balkaninsight.com/en/main/investigations/8041/) Balkan Insight dispononte dokumenta të cilat vertetonin se deputeti Tom Doshi posedonte një diplomë të Univeritetin të Tetovës pavarësisht faktit që ai nuk i kishte mbaruar studimet për drejtësi.

Investigimi i “Balkan Insight” nuk e përmbante emrin e Z. Tom Doshi. Duke qënë se diploma e tij e Universitetit të tetovës u zhduk në mënyrëte mistershme nga CV-ja e tij në faqen e internetit të parlamentit shqiptar, Z. Limketa i kërkoi të intervistojë Z. Soshi në mënyrë që ky i fundit t’i jepte një shppjegim në lidhje me ketë fakt. 

Likmeta e telefonoi deputetin Tom Doshi të henën, 10 Mars rreth orës 9.30 dhe i shpjegoi atij se në informacionet që “Balkan Insight” mori nga Ministria e Arsimit ai rezulton se është diplomuar në Universitetin e Tetovës, dega Juridik. Universiteti e ka informuar Ministrinë shqiptare të Arsimit se diploma e Doshit është falco. 

Doshi ra dakort të takohej me gazetarin për të dhënë intervistën në Hotel Sheraton Tirana ku ai u paraqit i shoqëruar me Arben Isaraj.

Gjatë intervistës Doshi kërkonte të dinte arsyen pse Likmeta donte ta mediatizonte këtë histori dhe mohoi faktin se kishte prezantuar dokumenta falco. Ai vazhdimisht i thoshte Likmetës se ishte shumë i guximshëm që bënte kërkime të tilla.

Isaraj me tej e pyeti Likmetën nëse ky i fundit kishte jetuar ndonjëherë në ketë vend dhe se ai nuk e kishte idenë e realitetit shqiptar.

“Më pas Doshi papritur filloi të më godasë me një dosje lekure të cilën ai e kishte me vete. Ai me theu syzet dhe më nxiu syrin, me pas u largua”, tha Likmeta.

Në kohën kur gazetari u dhunua fizikisht në Hotel Sheraton, ndodheshin shumë dëshmitarë: dy të huaj të cilët ishin duke punuar me laptopa, deputeti Isaraj dhe banakieri. Asnjëri prej tyre nuk ofroi ndihmë.

Pasi Likmeta u mundua të merrte menjëherë dëshmi nga dëhsmimtarët okularë, banakieri e urdhëroi atë të largohej ose për ndryshe do ta nxirrte jashtë me shkelma. 

BIRN shpreh shqetësimin e saj të thellë në lidhje me ketë rast dhune. Në ju dërkojmë të bëni gjthëcka që ua jejojnë kompetencat tuaja për të shqyrtuar ketë cështje dhe për të ndaluar incidente të tilla në të ardhmen. Është shumë e rëndësishme të theksojmë se gazatari i cili u keqtrajtua po i jepte munësi deputetit të tregonte anën e tij të historisë. Pononjësit e medias duhet të bëjnë punën e tyre në kushte të lira.

Ju falenderojmë për vëmendjen tuaj.

PERGATITI PER MEDIAN SHQIPTARE DEPARTAMENTI I MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT NE LEVIZJEN MJAFT!

 
 

Kongresi kombėtar rinor. 28 Mars 2014
me teper

Vėrtetmatėsi - 100 Ditė Qeverisje. 23 Shkurt 2014
me teper

"Ndėrlidhja" njė nismė nga Ministria e Mirėqėnies Sociale dhe Rinisė nė bashkėpunim me Shoqėrinė Civile. 10 Shkurt 2014
me teper


Me teper Lajme
E ç'rëndësi ka sa vetë e vizitojnë këtë faqe