Rregjistrohu ne listen tone:

Rregjistrohu Ç'rregjistrohu
   

Deklarata


MJAFT!: Berluskonit nje "Sex Doll" ne vend te vajzave shqiptare

Dt 17.02.2010

Këto ditë dëshmuam të gjithë poshtërimin publik që iu bë këtij vendi nga përulësia ekstreme e Kryeministrit shqiptar përballë talljeve fyese të homologut të tij italian. Paaftësia dhe servilizmi i kreut të qeverisë shqiptare për të reaguar përballë kësaj arrogance ishte shokuese dhe përtej çdo parashikimi.

Por ajo që erdhi më vonë, në formën e një mbrojtjeje të turpshme publike nga Kryeministri ynë ndaj erotomanisë së Z. Berluskoni, përbën një dështim moral që na lëndon të gjithëve. Në vend që të reagonte në mbrojtje të nderit të qytetareve të tij, Kryeministri ynë mori rolin e avokatit të humorit pervers.

Ne i kujtojmë Z. Berisha se nderi i një kombi nuk matet me sipërfaqe katrorë, nuk matet me GDP për frymë e as kuotohet në bursë. Kryeministri Berisha, i cili në publik trumbeton vlerat e familjes, sot ka turpëruar familjen e madhe të shqiptarëve. Ka ofenduar ato “vajzat e bukura” të cilat na sugjeruan t’i përjashtojmë nga moratoriumet e trafikut dhe kontrabandës.

Por, ne nuk kemi vajza të bukura për t’i dhënë Z. Berluskoni, ndaj i kërkojmë Kryeministrit tonë që bashkë me homologun e tij të ndajnë bashkë një dhuratë njëherësh domethënëse dhe funksionale.

 
 

Taksistet e licensuar hidhen ne proteste
Nga ana tjeter taksistet kerkojne anullimin e vendimit te Ministrit te Transporteve te dats 25.04.2008. Sipas tyre ky vendim eshte marre ne menyre te njeanshme pa pyetur grupet e interesit dhe ka sjelle liberalizimin total te licensave te sherbimit taksi. Taksistet u shprehen se vendim eshte ne kundershtim me standartet europian te cilat kane percaktuar nje taksi me nje mije banor. me teper

Kompensimi i energjise, qeveria po mashtron shqiptaret ne veshtiresi ekonomike
Lėvizja Mjaft! thekson se ėshtė detyrė e qeverisė qė tė garantojė mbrojtje sociale pėr pensionistėt, tė papunėt, familjet nė vėshtirėsi ekstreme dhe tė gjitha shtresat nevojė. me teper

MJAFT, reagim per krizen politike dhe institucionale
Greva ėshtė njė instrument demokratik dhe shumica e kėrkesave tė grevistėve ėshtė racionale pėrtej ēdo dyshimi. me teper


Me teper Lajme
E ç'rëndësi ka sa vetë e vizitojnë këtë faqe