Sot, 5 muaj që nga çasti kur duhet të kishte hyrë në fuqi kompensimi i
çmimit të energjisë elektrike, Lëvizja Mjaft! vëren me shqetësim se
qeveria shqiptare nuk ka lëshuar asnjë qindarkë për shtresat në
nevojë, duke shkelur kështu detyrimin e saj ndaj qytetarëve.
Pavarësisht premtimit fillestar se do të vinte 2 miliardë lekë në
dispozicion të qytetarëve në nivelin jetik të varfërisë, nisur edhe
nga rritja mesatare prej 13% e çmimit të t energjisë elektrike, shifrat
zyrtare tregojnë se ky fond është llogaritur vetëm në gjysmën e
parashikuar dhe për më tepër që nga fillimi i këtij viti, as kjo
shumë nuk është çelur.
Lëvizja Mjaft! thekson se është detyrë e qeverisë që të garantojë
mbrojtje sociale për pensionistët, të papunët, familjet në
vështirësi ekstreme dhe të gjitha shtresat nevojë. Sot ne kemi 144
mijë të papunë të regjistruar e kushedi sa të tjerë që nuk
figurojnë të listuar. Nga kjo kategori vetëm 10 mijë përfitojnë
kompensim, çka praktikisht po bëhen 5 muaj që nuk e marrin. Shpërfillja
e nevojave akute të më të varfërve ndër ne, për muaj me radhë,
përbën një akt të turpshëm dhe dëshmon mungesën e çdo konsiderate
njerëzore. Nëse qeveria braktis rolin e saj si mbrojtëse e qytetarëve,
kush duhet t'i adresojë nevojat e tyre?
Lëvizja Mjaft! është e bindur se dështimi i ekzekutivit në disbursimin
e fondit për kompensimin e çmimit tashmë të rritur të energjisë
elektrike, është simptomë e qartë e keqmenaxhimit të buxhetit të
shtetit dhe e përcaktimit të prioriteteve të tjera mbi mirëqenien e
qytetarëve shqiptarë. Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit të vendit që
sa më shpejt të jetë e mundur, të marrë çdo masë të nevojshme që
garanton kompensimin e faturave të energjisë dhe t'i japë fund
mashtrimit të turpshëm që po ndodh me shqiptarët në nevojë.

Katjusha Kadhaj, pensioniste:
I drejtohem kryeministrit të fjalës së mbajtur, siç ai e quan veten,
që të përmbushë premtimin që ka dhënë për kompensimin e energjisë
elektrike. Pensionistët shqiptarë janë tërësisht të pambrojtur nga
rritja e çmimit kur edhe ajo tarifë minimale e përcaktuar për kompensim
ka 5 muaj që nuk shpërndahet. Kjo është një situatë që na bën të
gjithëve të ndihemi shumë të ofenduar. Duhet t'i kujtojmë Z.
Kryeministër se ato hidrocentrale që sot furnizojnë vendin me energji
dhe nga ku kjo qeveri nxjerr të ardhura përmes eksportit, janë ndërtuar
me sakrificën e këtij brezi që sot nuk po gjen as mbrojtje ekonomike, as
respekt njerëzor. Sado e vogël që të jetë shuma e vënë në
dispozicion, ajo sërish nuk po u jepet qytetarëve në nevojë. Ata 530
mijë pensionistë shqiptarë që edhe para rritjes së faturës elektrike
e kishin të vështirë ta paguanin, sot nuk dihet se si do t'ia dalin të
shlyejnë detyrimet. U bëjmë thirrje pushtetarëve që të na vënë në
dispozicion atë mbrojtje shoqërore që ne meritojmë prej kontributit
tonë shumë vjeçar në ndërtimin e këtij vendi.