Rregjistrohu ne listen tone:

Rregjistrohu Ç'rregjistrohu
   

Deklarata


Taksistet e licensuar hidhen ne proteste

23 qershor 2010

Ne nje deklarate per shtyp perpara mediave paraditen e sotme, Shoqata e kombetare e Taksive Tirane njoftoi organizimin e nje proteste me pjesmarrjen e taksive nga e gjithe Shqiperia. Sipas tyre, protesta do te zhvillohet perpara Ministrise se Puneve Publike dhe Telekomunikacionit se Shqiperise.

Taksistet theksuan se “objektivi i pare i kesaj proteste eshte mbrojtja e taksisteve te licensuar nga ata qe jane te palicensuar, pra lufta ndaj informalitetit i cili po falimenton kete biznes. Ne kushtet e nje konkurence te pandershme ne e kemi te veshtire qe te mbijetojme. Taksistet e licencuar paguajne taksa dhe cdo detyrim tjeter ndaj shtetit shqiptar. Nderkohe qe taksite e palicencuar me ngjyre te verdhe nuk paguajne asnje takse, dhe ky menyre te sjelluri kthehet ne avantazhin e tyre shume cuditerisht. Taksite e palicencuara jane te rrezikshme dhe per jeten e qytetarit, i cili nuk e ka te sigurte nese po merr nje taksi, apo po transportohet nga disa te panjohur qe sjane as te rregjistruar. Ne i kerkojme policise se shtetit dhe policise bashkiake qe te respektojne ligjin. Te sigurojne punen tone dhe jeten e qytetareve.”

Nga ana tjeter taksistet kerkojne anullimin e vendimit te Ministrit te Transporteve te dats 25.04.2008.  Sipas tyre ky vendim eshte marre ne menyre te njeanshme pa pyetur grupet e interesit dhe ka sjelle liberalizimin total te licensave te sherbimit taksi. Taksistet u shprehen se vendim eshte ne kundershtim me standartet europian te cilat kane percaktuar nje taksi me nje mije banor.

Kryetari i Shoqates Kombetare te Taksive, Z.Gezim Bardhi u shpreh se “Me paturpsine me te madhe pergjigjia e vetme formale deri ne kete moment ka qene qe ky vendim, eshte nje vendim politik. Ky vendim politik ngelet i pakuptimte derisa eshte ne kurriz te biznesit tone dhe ne kurriz te qytetareve. Duke dhene licenca pa kriter bie cilesia e ketij profesioni. Ulet mundesia per te patur te sigurte punen tone. Si dhe duke qene se licencen mund ta perfitoje cdo njeri qe ka patente, siguria ne transportim ulet ndjeshem. Fakt per kete jane dhe aksidentet e shumta ne vendin tone.”

Ne protesten e neserme pritet qe taksistet ti kerkojne gjithashtu Kryetarit te Bashkise se Tiranes qe te ndaloje dhenien pa kriter te licencave te taksive pasi kjo shperndarje sjell veshtiresi ne punen e taksisteve. Taksistet i kerkojne Bashkise se Tiranes te beje nje studim per te kuptuar me gjuhen e shifrave sesa eshte numri i licencave qe ndihmonte ne trasportin publik te qytetareve te kryeqytetit.

Protesta e dates 24 qershor pritet te filloje perpara: Ministrise se Transportit, Puneve Publike, dhe Telekomunikacionit, Ministrise se Rendit Publik dhe te vazhdoje perpara bashkise se kryeqytetit.

 
 

Taksistet e licensuar hidhen ne proteste
Nga ana tjeter taksistet kerkojne anullimin e vendimit te Ministrit te Transporteve te dats 25.04.2008. Sipas tyre ky vendim eshte marre ne menyre te njeanshme pa pyetur grupet e interesit dhe ka sjelle liberalizimin total te licensave te sherbimit taksi. Taksistet u shprehen se vendim eshte ne kundershtim me standartet europian te cilat kane percaktuar nje taksi me nje mije banor. me teper

Kompensimi i energjise, qeveria po mashtron shqiptaret ne veshtiresi ekonomike
Lėvizja Mjaft! thekson se ėshtė detyrė e qeverisė qė tė garantojė mbrojtje sociale pėr pensionistėt, tė papunėt, familjet nė vėshtirėsi ekstreme dhe tė gjitha shtresat nevojė. me teper

MJAFT, reagim per krizen politike dhe institucionale
Greva ėshtė njė instrument demokratik dhe shumica e kėrkesave tė grevistėve ėshtė racionale pėrtej ēdo dyshimi. me teper


Me teper Lajme
E ç'rëndësi ka sa vetë e vizitojnë këtë faqe