Rregjistrohu ne listen tone:

Rregjistrohu Ç'rregjistrohu
   

Deklarata


Raporti Unė Votoj pėr periudhėn 1 nėntor – 24 dhjetor 2011 shėnon publikim e dytė periodik tė Skuadrės sė Monitorimit, UneVotoj.

Ky raport është një botim periodik i Lëvizjes MJAFT! në kuadër të Projektit Monitorimi Publik i Kuvendit të Shqipërisë për Garantimin e Përgjegjësisë Institucionale dhe Ligjore i realizuar me mbështetjen financiare të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros)

Përmbledhje e Përgjithshme

Raporti Unë Votoj për periudhën 1 nëntor – 24 dhjetor 2011 shënon publikim e dytë periodik të Skuadrës së Monitorimit të Kuvendit të Shqipërisë, për sesionin e tretë parlamentar.

Raporti UnëVotoj, i cili vjen në formën e një publikimi periodik, synon informimin sistematik të qytetarëve mbi veprimtarinë e hallkës më të rëndësishme të demokracisë në një republikë parlamentare, si kjo e jona, Kuvendit të Shqipërisë. Ky publikim, i cili qëndron në themel të gjithë parimeve dhe qëllimit të Lëvizjes MJAFT për afrimin e publikut me institucionet vendimmarrëse dhe instalimin e kulturës së përgjegjshmërisë institucionale, mbështetet në shtratin e demokracisë përfaqësuese dhe rolit parësor që institucioni i parlamentit ka për mirëfunksionimin e jetës politike të vendit.

 Cilat janë ligjet të cilat diskutohen në Parlament?  

Sa më përfaqëson në problematikat e mia deputeti i qarkut tim zgjedhor?

Sa rigoroz janë deputetët tanë, të cilët duhet të jenë model për shoqërinë, ndaj respektimit të rregullave, normave e parimeve të parlamentarizmit funksional?

Sa transparent dhe bashkëpunues me qytetarin është Kuvendi i Shqipërisë?

Pyetjeve të tilla dhe të tjerave të ngjashme me këto u jep përgjigje ky publikim, i cili bazohet në matjen dhe vlerësimin e të dhënave konkrete, përmes një sërë indikatorësh kuantitativ, pra lehtësisht të matshëm e verifikueshëm dhe atyre kualitativ, për vlerësimin e të cilëve skuadra UnëVotoj i drejtohet gjithnjë referencave ligjore.

Publikimi është i organizuar në disa kategori, të dhënat e të cilave e kane origjinën nga puna sistematike e monitorimit periodik të seancave plenare dhe mbledhjeve të komisioneve të përhershme parlamentare. Raporti pasqyron të dhëna mbi prezencën dhe votimin e deputetëve për nismat ligjore të miratuara; pasqyrohen mbi bazën e referencës ligjore rastet e cënimit të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë; evidentohen deputetët “antikonformistë”, të cilët kanë votuar ndryshe nga pjesa tjetër e grupit parlamentar, etj.

Respektimi i detyrimeve të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë rezulton edhe këtë herë problematik.

Kështu, nga monitorimi sistematik i veprimtarisë parlamentare janë evidentuar disa raste të cilat konfliktojnë me disa nene të Rregullores. Gjatë këtij sesioni parlamentar, rezulton të jenë miratuar në kushtet e mosrespektimit të pikës 1 dhe 2 të nenit 34 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, ku përcaktohet vlefshmëria e mbledhjeve të komisioneve të përhershme parlamentare, 2 nisma ligjore të cilat duhet të ishin shpallur të pavlefshme dhe ndaj kryetarit të komisionit që ka shkelur këtë përcaktim taksativ të Rregullores duhet të ishte dhënë masë disiplinore.

Gjatë veprimtarisë brenda periudhës së monitorimit është vërejtur një tjetër shkelje, votimi për kolegun. Edhe pse në nenin 57 të Rregullores se Kuvendit të Shqipërisë përcaktohet karakteri vetjak i votës, si dhe mos delegimi i saj, skuadra e monitorimit ka hasur një rast të votimit për kolegun.

Një vëmendje të veçantë në këtë raportim periodik duam t’i kushtojmë parimit të institucioneve të hapura, i cili , teorikisht, gjene materializim në nenin 35 i Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë. Konkretisht, neni 35 pika 1 përcakton “Mbledhjet e komisionit, si rregull, bëhen të hapura”. Rregullorja sqaron më tej konceptin “mbledhje e hapur” duke saktësuar se e tillë quhet “mbledhja kur media, grupet e interesit ose vizitorët janë të lejuar ta ndjekin atë”. I njëjti parim për garantimin e transparencës aplikohet edhe në rastin e seancave plenare, për të cilat Rregullorja shpreh përmes nenit 43 (pika 1) të saj “seancat plenare të Kuvendit bëhen të hapura, me përjashtim të rastit kur Kuvendi vendos ndryshe”.

Parimi i qeverisjes së hapur, si dhe neni 35 dhe 43 i Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë janë nëpërkëmbur në mënyrë të vazhdueshme menjëherë pas publikimit të Raportit të parë periodik, në muajin nëntor 2011, ku Lëvizja MJAFT! denoncoi falsifikimin e procesverbaleve dhe listë-prezencave të komisioneve parlamentare. Për ta ilustruar, “Mbledhja e Komisionit parlamentar për Ekonominë dhe Financat, e mbajtur në datën 25 tetor 2011, në hapjen e mbledhjes, sipas regjistrimeve të skuadrës UnëVotoj, kanë qenë të pranishëm 9 nga 23 anëtarë të këtij komisioni, ndërkohë që në votimin e iniciativës ligjore në fjalë kanë marrë pjesë vetëm 11 anëtarë, nga të paktën 12 që duhet të ishin të pranishëm, ndërkohë ne procesverbalin përkatës i cili gjendet i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, rezultojnë të pranishëm 13 anëtar”.  Skuadra e monitorimit argumentoi se veprime te tilla abuzive cenonin jo vetëm besueshmërinë dhe përgjegjshmërinë e atij që njihet si tempulli i demokracisë, por kanë dhe impakt të drejtpërdrejtë në buxhetin e shtetit, pasi deputetët anëtar të komisioneve parlamentare paguheshin për punë të cilën nuk e kryenin, vetëm duke firmosur fiktivisht në listë-prezenca. Pas këtij konstatimi, grupi monitorues është penguar disa herë radhazi të ndjek punimet parlamentare në komisionet e përhershme me justifikime sipas opinionit tonë të pabazuara.

 

 


 
 

17 Shtator 2014
Ministria e Mirėqenies Sociale dhe Rinisė, nė bashkėpunim me disa nga organizatat e shoqėrisė civile, pjesė e rrjetit tė The Olof Palme Center Albania dhe organizata tė tjera tė shoqėrisė civile, ėshtė duke pėrgatitur “Planin Kombėtar tė Veprimit pėr Rininė ” 2014 – 2020. me teper

25 Korrik 2014- Levizja Mjaft prezanton studentet fitues te projektit Udhetim ne Europe
Ambasadori gjerman nė Shqipėri, Helmut Hoffman, ju ka bėrė thirrje tė rinjve shqiptarė qė tė mos pėrfitojnė nga liberalizimi i vizave dhe projektet e tjera studimore me vendet e BE, pėr tė kėrkuar azil. me teper

15 Qershor- Strategjia e Rinisė – Pikat kryesore te evidentuara gjate takimeve ne 12 qarqe.
Prej datės 5 – 27 maj ekipi i Strategjisė sė Rinisė udhėtoi nė Durrės, Elbasan, Korēė, Shkodėr, Lezhė, Kukės, Fier, Vlorė, Gjirokastėr, Sarandė dhe Berat pėr tė prezantuar tek studentėt, tė rinjtė dhe pėrfaqėsuesit e organizatave rinore Strategjinė e Rinisė. Pati edhe takime nė Prizren, ku u shkėmbyen eksperienca dhe sugjerime nė lidhje me aplikimin e Strategjisė sė Rinisė. me teper


Me teper Lajme
E ç'rëndësi ka sa vetë e vizitojnë këtë faqe