Rregjistrohu ne listen tone:

Rregjistrohu Ç'rregjistrohu
   

Deklarata


RAPORTI UNĖ VOTOJ MONITORIMI I VEPRIMTARISĖ SĖ KUVENDIT TĖ SHQIPĖRISĖ PĖR PERIUDHEN 1 MARS – 30 PRILL 2012

E shtunë, datë 19.05.2012

RAPORTI UNË VOTOJ
MONITORIMI I VEPRIMTARISË SË KUVENDIT TË SHQIPËRISË
PËR PERIUDHEN 1 MARS – 30 PRILL 2012

Ky raport është një botim periodik i Lëvizjes MJAFT! në kuadër të Projektit Monitorimi Publik i Kuvendit të Shqipërisë për Garantimin e Përgjegjësisë Institucionale dhe Ligjore i realizuar me mbështetjen financiare të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros)

Përmbledhje e Përgjithshme

Raportimi mbi Veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë vjen këtë herë për publikun shqiptar dhe të gjithë të interesuarit me gjetje dhe rezultate të reja mbi veprimtarinë e legjislativit shqiptar për periudhën mars-prill 2012.

Ashtu si tashmë publiku është mësuar të na ndjek në publikimet pararendëse, epiqendra e punës së Skuadrës UnëVotoj është analizimi i veprimtarisë parlamentare përmes disa filtrave të vendosur paraprakisht siç janë: prezenca  e deputetëve në mbledhjet e komisioneve parlamentare të përhershme dhe seancat plenare, diskutimi dhe votimi i deputetëve për nismat ligjore të parashikuara në kalendarin e veprimtarisë parlamentare; konsultimi i deputetëve me grupet e interesit gjatë shqyrtimit të iniciativave ligjore me impakt publik; respektimi i Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë etj.

Mjaft shqetësuese për këtë periudhë monitorimi rezulton të jetë mungesa e etikës parlamentare, si dhe  dhunim në mbi nëntë raste i Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë. Konkretisht, “deputeti i parë” i Republikës së Shqipërisë, të cilit elektorati i ka besuar organizimin dhe drejtimin e vendit, jashtë çdo norme të etikës parlamentare, kërcënon deputetët e opozitës për ripërsëritje të tragjedisë së 21 janarit, ku 4 qytetarë shqiptar humbën jetën.

Për më tepër informacion kliko në:
http://www.unevotoj.org/zgjedhjet09/subindex.php?faqe=pagecontent/show_all_raportet

 
 

17 Shtator 2014
Ministria e Mirėqenies Sociale dhe Rinisė, nė bashkėpunim me disa nga organizatat e shoqėrisė civile, pjesė e rrjetit tė The Olof Palme Center Albania dhe organizata tė tjera tė shoqėrisė civile, ėshtė duke pėrgatitur “Planin Kombėtar tė Veprimit pėr Rininė ” 2014 – 2020. me teper

25 Korrik 2014- Levizja Mjaft prezanton studentet fitues te projektit Udhetim ne Europe
Ambasadori gjerman nė Shqipėri, Helmut Hoffman, ju ka bėrė thirrje tė rinjve shqiptarė qė tė mos pėrfitojnė nga liberalizimi i vizave dhe projektet e tjera studimore me vendet e BE, pėr tė kėrkuar azil. me teper

15 Qershor- Strategjia e Rinisė – Pikat kryesore te evidentuara gjate takimeve ne 12 qarqe.
Prej datės 5 – 27 maj ekipi i Strategjisė sė Rinisė udhėtoi nė Durrės, Elbasan, Korēė, Shkodėr, Lezhė, Kukės, Fier, Vlorė, Gjirokastėr, Sarandė dhe Berat pėr tė prezantuar tek studentėt, tė rinjtė dhe pėrfaqėsuesit e organizatave rinore Strategjinė e Rinisė. Pati edhe takime nė Prizren, ku u shkėmbyen eksperienca dhe sugjerime nė lidhje me aplikimin e Strategjisė sė Rinisė. me teper


Me teper Lajme
E ç'rëndësi ka sa vetë e vizitojnë këtë faqe