Rregjistrohu ne listen tone:

Rregjistrohu Ç'rregjistrohu
   

Deklarata


Per sa mund te vleje - Koha Jone

Nga Erion Veliaj - 8 shtator 2005

Pavaresisht bindjeve partiake te secilit, nuk mund te mohohet se perparimi i seciles parti ne oferten ndaj publikut sjell ne fund te dites permiresimin e teresise se bashkesise politike. Rrjedhimisht, reformimi ne dukje i Partise Demokratike dhe forcave te djathta ngriti nivelin e dialogut publik pertej cic-mic-eve mbi karakteret - kane nje fare rendesie dhe keto - ne diskutimin e ceshtjeve te prekshme dhe formatimin e zgjidhjeve konkrete.

E dale e humbur nga keto zgjedhje, Partia Socialiste nuk mund te vazhdoje te vajtoje pafundesisht per arsyet e humbjes, sepse rrezikon te ngulise ne publik imazhin e vejushes politike qe e mat kohen me te treta, te shtata, e te dyzeta. Perkundrazi, duhet te rreket ta shohe kete humbje si nje mundesi per te adresuar _deficitin e demokracise' qe e ka karakterizuar tash sa kohe.

PS-ja duhet te rishperndaje aksionet, kryesisht tek anetaresia e saj, e pse jo dhe tek publiku i gjere, anipse nuk paguajne kuote. Pikerisht tek ata qe kundrejt retorikes monotone per _integrim, reformism, katharsis' etj. jane ndjere si qytetare imagjinare. Prej kohesh PS-ja eshte pare si ndermarrje shteterore e privatizuar nga nje grup i vogel aksioneresh, kryesisht anetare kabineti e ca te tjere pseudo-biznesmene me te cilet sigurisht s'i bashkonte interesi i publikes. Largimi i ketyre njerezve do ish nje hap i pare - ne fund te fundit PS-ja nuk u votua jo se s'kishte spote te perkryera, po se kishte fytyra te perlyera.

Adoptimi i _nje anetar nje vote' do ish nje hap i dyte, por kjo duhet te ndodhe menjehere, perndryshe edhe ajo ide do myket e do kthehet ne nje refren talles. LSI-ja e aplikoi mire kete model, por nuk ka te drejten e autorit, thjesht ndoqi ate shembull qe e majta moderne ka kohe qe e praktikon. Skema te tilla me pas mund te perdoren per sondazhe e testime brenda antaresise, per te afirmuar drejtues te rinj apo promovuar ekzistuesit - pak a shume si kane operuar Laburistet ne 20 vitet e fundit ne Britanine e Madhe.

Hap i trete, dhe risi, do te ishte hapja ndaj nje publiku pertej anetaresise. Perzgjedhja e kandidaturave per zgjedhjet lokale per shembull, mund te hapej ndaj te gjithe qytetareve qe do shprehnin interes te votonin per te zgjedhur me _te pranueshmin e te zgjedhshmin' nga ato dhe ata qe ofrohen. E praktikuar me sukses ne SHBA (shih _primaries'), kjo metode e vesh partine me mbeshtetje apartiake parazgjedhore dhe modeli demokratik tundon qytetare te paangazhuar te rrisin interesin apo dhe te perfshihen konkretisht si kontribues per partine e reformuar, e ndoshta dhe si anetare potenciale.

Ky afrim i qytetareve ka probabilitetin te jete nje prurje nga shtresat e mesme te popullsise - ata/ato me te ardhura te mjaftueshme qe mund t'i lejojne vetes angazhim modest politik ne nivel lokal, pa kerkuar si shperblim nje pune buxhetore apo mbrojtje te bizneseve. Sic u provua, te dy keta te fundit jane faktore qe i heqin _kaskon' siguracionit te PS-se dhe e bejne vulnerabel ndaj _aksidenteve' te kronizmit dhe korrupsionit. Sondazhet e MJAFT u konfirmuan ne faktin se PS-ja ka nje perkrahje me te madhe nga shtresat me te ardhura te pakta, ata me arsim te ulet dhe ata ne zonat rurale. S'ka arsye per inferioritet ketu, sepse dhe _injorantet e fshataret' do te duhet te perkrahen - ne mos me shume - por PS-ja duhet te kuptoje se nuk rizgjidhet pa mbeshtetjen e shtresave te mesme, te cilat duan te shohin se si mund te gjendet nje ekuiliber mes incentivave per sipermarrjen e vogel e te mesme dhe financimin e asaj qe quhet _drejtesi sociale' per nje rishperndarje te pranueshme te buxhetit qe u siguron qytetareve minimalisht arsim dhe shendet publik te pranueshem..

Me tej, keta aksionere te rinj e pjesemarres te barabarte, te pakompleksuar nga sindroma _kongresmen' kthehen ne debatues te asaj qe duhet te jete _etika socialiste' dhe kultivojne nje sinqeritet puritan, per te cilin PS-ja sot vuan si peshku per ujin. Por ky proces s'duhet te shkaktoje _fratercid' - vrasje brenda llojit, perndryshe do te shembej si shtepi prej letre. Perkundrazi, aplikimi i ketyre parimeve do te shenonte nje _Beselidhje te Re' me anetaret e qytetaret e thjeshte. Dhe pse jo, ky transformim ka potencialin te sfidoje PD-ne e te djathtet per te mbajtur ritmin e ndryshimeve, per te afruar ate dite ku dhe me skeptiket mes nesh do te pranonin se ky trend po behet me shume norme sesa perjashtim nga rregulli. Per momentin ja disa ide, per sa mund te vleje.

 
 

Kongresi kombėtar rinor. 28 Mars 2014
me teper

Vėrtetmatėsi - 100 Ditė Qeverisje. 23 Shkurt 2014
me teper

"Ndėrlidhja" njė nismė nga Ministria e Mirėqėnies Sociale dhe Rinisė nė bashkėpunim me Shoqėrinė Civile. 10 Shkurt 2014
me teper


Me teper Lajme
E ç'rëndësi ka sa vetë e vizitojnë këtë faqe