Rregjistrohu ne listen tone:

Rregjistrohu Ç'rregjistrohu
   

Deklarata


Do tė vazhdojė lėvizja “MJAFT”?

Nga Eduard Zaloshnja
Letër publike drejtuar Mustafa Nanos
Gazeta Shekulli, 21 Qershor 2003

Mustafa, duke lexuar artikullin tënd të fundit në "Shekulli" rreth lëvizjes MJAFT!, në të cilin përshkruaje vështirësitë që ka hasur kjo lëvizje, padashur, kujtesa ime shkoi mbrapa në kohë. Konkretisht, në mitingun përurues të themelimit të PD-së së Skraparit në fillim të vitit të larget 1991. Mbaj mend që unë isha një nga të dërguarit e Kryesisë së PD-së në atë miting, ndërsa ti ishe një nga organizatorët e tij. Besoj nuk e ke harruar se si na qëlluan me gurë pas mitingut simpatizantët e PPSH-së, dhe se sa armiqësore ishte ndaj nesh turma përpara kinemasë së Poliçanit. Gjithashtu, dua të kujtoj se ne, si dhe shumica e pjesëmarrësve të Lëvizjes së Dhjetorit, nuk u stepëm nga muri armiqësor komunist dhe eventualisht, ia arritëm ta përmbysim status kuonë 45 –vjeçare.

Shoqërizimi i mësipërm në kujtesën time mendoj se mori shkak nga fakti që ti, pavarësisht nga deklarimi se artikulli yt nuk ishte një rekuiem për lëvizjen MJAFT!, shkruaje me pesimizëm për vazhdimësinë e saj. Ti besoj e kupton se ku dua të dal me përmendjen e shoqërizimit të mësipërm. Ndërkohë që e pranoj se ti je shumë më ekspert se unë në njohjen e atij që ti e quan "muri prej gome i shoqërisë shqiptare" (ti jeton përditë me të), marr guximin të të sugjeroj që të jesh më optimist për shanset që ka lëvizja MJAFT! Në përmbysjen e status kuosë. Megjithëse nuk i njoh personalisht, tek organizatorët e lëvizjes MJAFT!, shoh të njëjtën energji dhe vendosmëri që patëm ne të Lëvizjes së Dhjetorit. Dhe pavarësisht se lëvizja MJAFT! nuk lindi si rezultat i revoltës popullore ndaj staus kuosë, siç lindi lëvizja jone, kam përshtypjen se ajo do të arrijë që eventualisht ta fermentojë këtë revoltë. Ndërsa ne që u zhgënjyem nga Lëvizja e Dhjetorit na takon që t'i ndihmojmë me ç'të mundemi të rinjtë e Lëvizjes MJAFT! Në misionin e tyre, i cili nuk më duket shumë i ndryshëm nga ai që ne morëm përsipër 13 vjet më parë.

Në rreshtat e mëposhtëm do të paraqes argumentet që më bëjnë të mendoj se lëvizja MJAFT! do të vazhdojë të jetojë dhe të zgjerohet. Shpresoj që argumentet e mi të jenë bindës dhe të shërbejnë si shtysë për ty e shumë të tjerë që të vazhdoni përkrahjen e saj. Së pari, duke qenë se lëvizja MJAFT! nuk ka arritur deri më sot të krijojë një bazë të gjërë simpatizantësh, organizatorëve të saj do t'i duhet të gjejnë donatorë të tjerë të huaj për të financuar vazhdimin e lëvizjes në formën aktuale ose në një formë tjetër më afatgjatë. Unë kam besim se ata do t'ia dalin mbanë në këtë përpjekje. Nga leximi në internet i rezymesë se Erion Veliajt, iniciatorit të Lëvizjes MJAFT!, kam krijuar idenë se ai nuk do të mjaftohet vetëm me 4 muaj në përpjekjet e tij. Një njeri që mbaron studimet në SHBA për shkenca politike dhe që, në vend që të sigurojë një jetë të qetë atje, vjen dhe rropatet rrugëve të Shqipërisë për të kontribuar në përmirësimin e saj, nuk ma do mendja se stepet kollaj para vështirësive. Nga ana tjetër, fjalët tejet vlerësuese për Lëvizjen MJAFT! të ambasadorit britanik, ambasadorit të OSBE-së, kongresmenit amerikan Eliot Engel, etj. më bëjnë të besoj se lëvizja MJAFT! e ka krijuar kredibilitetin e nevojshëm për të bindur donatorët e huaj potencialë për vlefshmërinë e financimit të mëtejshëm të saj.

Së dyti, lëvizja MJAFT! akoma nuk ka arritur të mbledhë rreth vetes një bërthamë të gjërë aktivistësh, e cila do ta bënte shumë të ndjeshëm zërin e saj në arenën kombëtare. Por kjo gjë mund të ndryshojë me kohë. Duke e konsideruar të mirëqenë vazhdimin e financimit të Lëvizjes MJAFT!, kam besim se bërthama e aktivistëve të saj eventualisht do të zgjerohet deri në masën që në fizikë quhet masë kritike - pra deri në atë masë që do ta shndërronte atë në një forcë serioze në skenën politiko-shoqërore shqiptare. Fakti që faqen e Lëvizjes MJAFT! në internet (www.mjaft.org) e vizitojnë 14-15 mijë vetë në ditë më tregon se ka shumë të rinj shqiptarë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, që iu pëlqen ajo që po bëjnë bashkëmoshatarët e tyre të MJAFT!-it. Nga këta 14-15 mijë veta ma do mendja se do të dalin edhe disa Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniker të tjerë që do ta fuqizojnë më tej MJAFT!-in. Së treti, që lëvizja MJAFT! të ketë me të vërtetë sukses në misionin e saj, duhet që fara e revoltës ndaj klasës së sotme politike të ekzistojë. Në pamje të parë ajo duket se nuk ekziston (fatalizmi që shprehin shumë shqiptarë kur thonë se ky është fati i Shqipërisë, ta krijon këtë përshtypje), por unë mendoj se, në fakt, në mënyrë të heshtur, revolta ndaj klasës tonë politike ka filluar që në vitin 2001, kur vetëm 50% e zgjedhësve votuan. U takon aktivistëve të Lëvizjes MJAFT! që ta shndërrojnë revoltën e bojkotuesve të zgjedhjeve në një revoltë që do t'i dëgjohet fuqishëm zëri dhe që eventualisht do të institucionalizohet si një alternativë serioze ndaj klasës së sotme politike. Duke presupozuar që organizatorët e Lëvizjes MJAFT! do të jenë të suksesshëm në realizimin e atyre që përmenda në paragrafët e mësipërm, më duket më se e mundshme që kjo lëvizje të arrijë të kthehet në të ardhmen në një magnet rreth të cilit do të mblidhej shumica e atyre që janë deziluzionuar nga klasa aktuale politike.

Mustafa, në mbyllje të kësaj letre publike, dua t'ju kujtoj ty dhe lexuesve se ç'shkruajta më lart është bazuar vetëm në informacionin që gjej në internet. Duke mos patur një informacion të plotë në bërjen e hamendjeve të mia, ato mund të rezultojnë edhe të gabuara. Shpresoj që leximi i kësaj letre nga ty dhe lexuesit e tjerë të saj të ndihmojë sadopak që kjo gjë të mos ndodhë.

 
 

17 Shtator 2014
Ministria e Mirėqenies Sociale dhe Rinisė, nė bashkėpunim me disa nga organizatat e shoqėrisė civile, pjesė e rrjetit tė The Olof Palme Center Albania dhe organizata tė tjera tė shoqėrisė civile, ėshtė duke pėrgatitur “Planin Kombėtar tė Veprimit pėr Rininė ” 2014 – 2020. me teper

25 Korrik 2014- Levizja Mjaft prezanton studentet fitues te projektit Udhetim ne Europe
Ambasadori gjerman nė Shqipėri, Helmut Hoffman, ju ka bėrė thirrje tė rinjve shqiptarė qė tė mos pėrfitojnė nga liberalizimi i vizave dhe projektet e tjera studimore me vendet e BE, pėr tė kėrkuar azil. me teper

15 Qershor- Strategjia e Rinisė – Pikat kryesore te evidentuara gjate takimeve ne 12 qarqe.
Prej datės 5 – 27 maj ekipi i Strategjisė sė Rinisė udhėtoi nė Durrės, Elbasan, Korēė, Shkodėr, Lezhė, Kukės, Fier, Vlorė, Gjirokastėr, Sarandė dhe Berat pėr tė prezantuar tek studentėt, tė rinjtė dhe pėrfaqėsuesit e organizatave rinore Strategjinė e Rinisė. Pati edhe takime nė Prizren, ku u shkėmbyen eksperienca dhe sugjerime nė lidhje me aplikimin e Strategjisė sė Rinisė. me teper


Me teper Lajme
E ç'rëndësi ka sa vetë e vizitojnë këtë faqe