Rregjistrohu ne listen tone:

Rregjistrohu Ç'rregjistrohu
   

Deklarata


Veliaj: Projektligji pėr legalizimin sjell varfanjakė tė noterizuar - Shekulli

November 22, 2005

Nga E. Qafmolla

Kreu i lëvizjes “Mjaft!”, Erion Veliaj, shprehet në kundërshtim të formulës së projektligjit për legalizimin e zonave informale, sipas së cilës, ish-pronarët do të shpërblehen nëpërmjet të ardhurave të siguruara nga taksapaguesit. Sipas tij, kjo gjetje nuk zgjidh problemin e asnjërës palë; as të komunitetit informal, as të atij të ish-pronarëve, duke shpenzuar nga ana tjetër taksat e qytetarëve të rregullt, për t’i dhënë prioritet zaptuesve të pronave të të tjerëve.

Duke qenë se ndodheni në prag të një debati mbi procesin e legalizimeve, bashkë me LZHK-në, LSI-në dhe përfaqësues të ish-pronarëve, a keni në dorë një kopje e projektligjit për legalizimet?

Jo, nuk e kemi në dorë. Kemi kërkuar të na vihet në dispozicion, çka nuk ka ndodhur, por me aq sa kemi dëgjuar nga deklaratat e deritanishme, na lindin shqetësime. Fillimisht duhet të qartësojmë se nuk bëhet fjalë vetëm për një komunitet, ai informal, por ekziston edhe komuniteti formal, ku bëjmë pjesë të gjithë ne taksapaguesit që do të mbartim faturën financiare të këtij operacioni. E thënë troç, shumë qytetarë të rinj, të cilët nuk mund të aplikojnë për kredi shtëpie, pasi nuk kanë vjetërsi pune të mjaftueshme, në fakt do t’u duhet të paguajnë faturën e disa qytetarëve të tjerë, që dallojnë nga të parët nga aftësia për të vjedhur tokë dhe shkelur ligjin. Ndaj është e paarsyeshme që komuniteti formal – i ligjshëm nuk është konsultuar. Kjo i ngjan vendimit të vjetshëm të qeverisë “Nano”, kur në këmbim të disa votave në veri të vendit, z. Nano deklaroi amnisti fiskale për 10 vjet fatura të papaguara energjie. Një mësim i keq ky për pjesën tjetër të popullit që ende i bindet ligjit.

Çfarë përfiton komuniteti informal nga ndryshimet e përmendura në këtë projektligj?

Realisht asgjë. Këta njerëz do të bëhen pronarë vetëm të disa kuponave për sa kohë nuk janë urbanizuar. Çka do të thotë se pronat e tyre nuk do të kenë asnjë vlerë në këtë treg, për sa kohë aty mungon infrastruktura, pra kopshte, çerdhe, kanalizime etj. Dhe pa këtë infrastrukturë të domosdoshme, ata kthehen nga varfanjakë informalë në varfanjakë të noterizuar dhe si të tillë, do të damkosen edhe ligjërisht në fatkeqësinë e tyre. Ndërsa ne të tjerët që do t’i paguajmë legalizimet me taksat tona, nuk duhet të lejojmë që sjelljet sovjetike të një qeverie të djathtë të gjenerojnë një bombë sociale me pasoja të pallogaritshme.

Pse nuk mund të kryhet urbanizimi në këto zona, pasi ato të jenë formalizuar?

Urbanizimi do të jetë tejet i vështirë nëse ndodh pas legalizimit, pasi shtetit do t’i duhet të paguajë sërish zaptuesin e tokës, kësaj here për t’i dëmshpërblyer shtëpinë e prishur me çmimin e tregut për të ndërtuar një çerdhe, për shembull, apo një objekt tjetër të domosdoshëm.

Atëherë, cila do të ishte zgjidhja e situatës?

“Mjaft!” ka hedhur prej kohësh një ide për procesin e legalizimeve. Zgjidhja e parë sugjeron se legalizimi dhe urbanizimi duhen bërë njëkohësisht dhe jo të ndara. Së dyti, shteti nuk duhet të përdorë paratë e taksapaguesve për t’ua dhënë ish-pronarëve, por të çelë një fond, i cili të jepet në formë kredie me terma të buta, me të cilën informali do të paguajë ish-pronarin dhe brenda një afati prej 15-20 vjetësh të shlyejë shtetin. Kjo është më pranë rregullave të tregut, sipas logjikës së të cilave, ata që kanë zënë tokën, jo vetëm që e paguajnë me çmimin e tregut, por edhe kuptojnë një mësim publik, se çdo vendim i jashtëligjshëm, vjen me një kosto financiare, kryesisht për atë vetë.

Këshilltari i kryeministrit për procesin e legalizimit, Besnik Aliaj, ka sugjeruar se nganjëherë prishja e ndërtimeve pa leje ka kosto më të lartë se i gjithë investimi informal, duke sjellë shembull rastin e ndërtimeve pa leje anës Lanës. Ç’mund të na thonë për këtë argumentim?

Besoj se z. Aliaj e kupton se shtetit shqiptar i kushton sot më shumë të mbajë një njeri në burg se një fëmijë në shkollë, por nga ana tjetër, kostoja e lartë e burgjeve nuk nënkupton lënien të lirë të kriminelëve. Anasjelltas, zaptimi i Lanës apo i çdo vendi tjetër publik duhej ndaluar, qoftë edhe me një kosto të përfarët me investimin informal.

Përse mendoni se qeveria vazhdon ta ndjekë këtë skemë pa i kushtuar vëmendje kundërshtimeve nga LZHK-ja, LSI-ja, shoqata “Pronësi me Drejtësi” etj.?

Nuk e di pse qeveria tregohet e shurdhër, por kam përshtypjen se predikuesit e neoliberalizmit po abuzojnë me idetë e De Sotos dhe të të tjerëve, duke u munduar të hartojnë ligje të shkëputura nga situata në terren, e për më tepër, nën ngutin e përfundimit të 100 ditëve apo zgjedhjeve lokale që po afrojnë. Ata që këshillojnë qeverinë duhet të kuptojnë se paguhen nga taksat e qytetarëve, jo për t’i bërë opozitë lëvizjeve qytetare e as për të këshilluar popullin, por për të këshilluar ata që më shumë se kurrë kanë sot nevojë për të kuptuar shqetësimin dhe kostot financiare kundrejt taksapaguesve shqiptarë.

 
 

25 Korrik 2014- Levizja Mjaft prezanton studentet fitues te projektit Udhetim ne Europe
Ambasadori gjerman nė Shqipėri, Helmut Hoffman, ju ka bėrė thirrje tė rinjve shqiptarė qė tė mos pėrfitojnė nga liberalizimi i vizave dhe projektet e tjera studimore me vendet e BE, pėr tė kėrkuar azil. me teper

15 Qershor- Strategjia e Rinisė – Pikat kryesore te evidentuara gjate takimeve ne 12 qarqe.
Prej datės 5 – 27 maj ekipi i Strategjisė sė Rinisė udhėtoi nė Durrės, Elbasan, Korēė, Shkodėr, Lezhė, Kukės, Fier, Vlorė, Gjirokastėr, Sarandė dhe Berat pėr tė prezantuar tek studentėt, tė rinjtė dhe pėrfaqėsuesit e organizatave rinore Strategjinė e Rinisė. Pati edhe takime nė Prizren, ku u shkėmbyen eksperienca dhe sugjerime nė lidhje me aplikimin e Strategjisė sė Rinisė. me teper

NGO Connection Day, 18 Qershor
Me iniciativen e zyres lokale te Microsoft ne Shqiperi, organizaten me qender ne Maqedoni "METAMORFOZIS" me teper


Me teper Lajme
E ç'rëndësi ka sa vetë e vizitojnë këtë faqe