Rregjistrohu ne listen tone:

Rregjistrohu Ç'rregjistrohu
   

Deklarata


Bode: Kazinoja mund tė largohet nga qendra e Tiranės – Gazeta 55

6 Dhjetor 2005

 

Për çështjen e shumëpërfolur të kazinosë së Tiranës, ministri i Financave Ridvan Bode pohoi se qeveria shqiptare e ka në konsideratë largimin e kazinosë nga qendra e Tiranës dhe për këtë, ka pasur vazhdimësi të qëndrimit të ekzekutivit. Ai ka pohuar se qeveria e re është vënë para një fakti të kryer me hapjen e kazinosë në Tiranë nga qeveria e mëparshme dhe se çështja është jo shumë e thjeshtë në këtë rast, pasi çdo gjë ka qenë e rregulluar në mënyrë të tillë që, hapja e kazinosë të mbetej një akt formal. Megjithatë, Z. Bode ka shprehur mendimin se qeveria shqiptare po punon për të gjetur një zgjidhje me të zotët e kazinosë dhe kjo do të jetë largimi i saj nga qendra e Tiranës. Sipas informacioneve, edhe drejtuesit e kazinosë nuk kanë mohuar se mund të bien në një ujdi të tillë, por kanë kërkuar kohë që të mund të gjejnë një ambient tjetër të përshtatshëm për aktivitetin e tyre.

 
 

E shtune, 20 prill 2013
Trajnim me studentet e Vlores mbi gazetarine, lajmet dhe produksionin mediatik. me teper


Sot nė datė 20.03.2013 ora 17:30 pėrballė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, me iniciativen e disa qytetarėve tė thjeshtė, me mbeshtetje tė gjerė nga komuniteti dhe qytetarė tė ndryshėm nė rrjetet sociale, si dhe me mbeshtetje nga organizata tė ndryshme tė shoqerisė civile, organizohet protesta “Une nuk do tė hesht!”. Sepse nėse heshtim edhe kėtė herė, nuk do tė ketė mė drejtesi! Nėse heshtim edhe kėtė herė, viktimat e rradhės do tė jenė femijet tona, prinderit tanė, gratė tona, tė gjithe ne! me teper

Tiranė, datė 14.03.2013
Lėvizja MJAFT zhvilloi Konferencėn Rajonale me temė “Pėrdorimi i mjeteve tė Teknologjisė sė Informacioni pėr rritjen e pėrgjegjshmėrisė sė zyrtarėve publik”. Kjo konferencė ėshtė organizuar me mbėshtetjen e Fondacionit SOROS, nė kuadėr tė Programit East-East. Nė konferencė marrin pjesė pėrfaqėsues tė organizatave mė tė rėndėsishme tė shoqėrisė civile nga Kosova, Serbia, Bosnje Herzegovina, Shqipėria, Armenia, Ukraina, Maqedonia, Mali i Zi, Moldavia, Kirgistani etj. me teper


Me teper Lajme
E ç'rëndësi ka sa vetë e vizitojnë këtë faqe