Rregjistrohu ne listen tone:

Rregjistrohu Ç'rregjistrohu
   

Deklarata


“MJAFT!”, letra ngushėllimi pėr Ibrahim Rugovėn – Korrieri

23 Janar 2006

 

Nga Lëvizja Mjaft!

 

Me iniciativën e Lëvizjes Mjaft!, qindra qytetarë të rastit kanë shkruar mesazhet e tyre të ngushëllimit për Presidentin Ibrahim Rugova. Brenda pak orësh, mbi 200 letra të mbushura me ndjesitë dhe vlerësimet e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

 

Më tepër se dyqind mesazhe janë shkruar dje përballë kryeministrisë, në një kohë mjaft të shkurtër, nga kalimtarë të rastit. Dhe kjo vazhdon deri të mërkurën. Të gjitha letrat dhe mesazhet do të shkojnë në Presidencën e Kosovës. Një iniciativë e organizuar nga Lëvizja Mjaft! për t’i shprehur ngushëllimin familjes, presidencës, dhe të gjithë popullit të Kosovës “për vdekjen e një lideri të madh si Ibrahim Rugova nga vëllezërit e tyre, shqiptarët e Shqipërisë”, siç sqaruan anëtarë të kësaj Lëvizjeje. Çaste hidhërimi dhe krenarie u përjetuan dyfish nga qytetarët e Tiranës ndërsa po shkruanin mesazhet e tyre personale. “Hidhërimi për humbjen e një lideri të madh, simboli i luftës paqësore për pavarësinë e Kosovës, dhe krenaria për një figurë kaq të lartë, jo vetëm për popullin e Kosovës, por për të gjithë shqiptarët, i cili i ka mbrojtur idealet e tij me çdo kusht dhe pa asnjë kompromis”, mund të përmbledhësh nga letrat e kalimtarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndjenjat dhe përjetimet e kalimtarëve të rastit, për Ibrahim Rugovën janë shprehur me shumë fjalë. Në mesazhin e tij, Jeton Xhaferi shkruan: “Ky njeri i madh për pavarësinë e Kosovës ndërtoi një ‘kështjellë’ e cila nuk do të shplurëzohet nga ‘stuhitë’ e kohës”; ndërsa Iliaz Nako shkruan: “Ngushëllimet e mia për familjen, presidencën, qeverinë dhe mbarë popullin shqiptar për humbjen e burrit të madh të paqes dhe prosperitetit të Kosovës. I përjetshëm kujtimi i Ibrahim Rugovës”. Një pjesë e kalimtarëve që kanë hedhur në letër ngushëllimet dhe vlerësimet e tyre, me këtë pjesëmarrje të gjerë, falë iniciativës së Mjaft! kanë treguar jo vetëm ndjeshmërinë ndaj Ibrahim Rugovës, por edhe vëlla-dashurinë, duke iu gjendur pranë popullit të Kosovës duke u bashkuar me dhimbjen për humbjen e udhëheqësit Rugova.

 
 

E shtune, 20 prill 2013
Trajnim me studentet e Vlores mbi gazetarine, lajmet dhe produksionin mediatik. me teper


Sot nė datė 20.03.2013 ora 17:30 pėrballė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, me iniciativen e disa qytetarėve tė thjeshtė, me mbeshtetje tė gjerė nga komuniteti dhe qytetarė tė ndryshėm nė rrjetet sociale, si dhe me mbeshtetje nga organizata tė ndryshme tė shoqerisė civile, organizohet protesta “Une nuk do tė hesht!”. Sepse nėse heshtim edhe kėtė herė, nuk do tė ketė mė drejtesi! Nėse heshtim edhe kėtė herė, viktimat e rradhės do tė jenė femijet tona, prinderit tanė, gratė tona, tė gjithe ne! me teper

Tiranė, datė 14.03.2013
Lėvizja MJAFT zhvilloi Konferencėn Rajonale me temė “Pėrdorimi i mjeteve tė Teknologjisė sė Informacioni pėr rritjen e pėrgjegjshmėrisė sė zyrtarėve publik”. Kjo konferencė ėshtė organizuar me mbėshtetjen e Fondacionit SOROS, nė kuadėr tė Programit East-East. Nė konferencė marrin pjesė pėrfaqėsues tė organizatave mė tė rėndėsishme tė shoqėrisė civile nga Kosova, Serbia, Bosnje Herzegovina, Shqipėria, Armenia, Ukraina, Maqedonia, Mali i Zi, Moldavia, Kirgistani etj. me teper


Me teper Lajme
E ç'rëndësi ka sa vetë e vizitojnë këtë faqe