Rregjistrohu ne listen tone:

Rregjistrohu Ç'rregjistrohu
   

Deklarata


Mesazhe nga studentėt pėr presidentin Rugova - Njoftim pėr shtyp nga Lėvizja MJAFT

Për shpërndarje të menjëhershme

 

Tiranë, 24/01/2006

 

Drejtues të Lëvizjes MJAFT dhe një grup studentësh kosovarë që studiojnë në Shqipëri i dorëzuan sot (e martë) Presidentit Alfred Moisiu, të gjitha mesazhet përkujtimore që qytetarët e Tiranës kanë shkruar gjatë dy ditëve të fundit, në nderim të emrit dhe veprës së Presidentit Ibrahim Rugova.

 

Mesazhet e shkruara nga qytetarët e Tiranës, një iniciativë kjo e lëvizjes MJAFT dhe e studentëve kosovare, iu dorëzuan Presidentit Moisiu në një nga mjediset e Akademisë së Shkencave në kryeqytet, ku ai zhvilloi homazhe për nder të Presidentit Rugova.

 

Të vendosura të gjitha në një dosje përkujtimore, këto mesazhe do të shkojnë në Kosovë bashkë me delegacionin e Shqipërisë, të enjten, në ditën kur Presidenti Rugova do të përcillet për në banesën e fundit.

 

Pas dorëzimit të mesazheve përfaqësuesit e Lëvizjes MJAFT dhe studentët kosovarë zhvilluan homazhet në nderim të Presidentit Ibrahim Rugova, i cili u nda nga jeta në moshën 61 vjeçare, në një moment shumë të rëndësishëm për Kosovën, vetëm pak ditë para fillimit të negociatave për statusin përfundimtar.

 

Zyra e Shtypit e Lëvizjes MJAFT

 
 

E shtune, 20 prill 2013
Trajnim me studentet e Vlores mbi gazetarine, lajmet dhe produksionin mediatik. me teper


Sot nė datė 20.03.2013 ora 17:30 pėrballė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, me iniciativen e disa qytetarėve tė thjeshtė, me mbeshtetje tė gjerė nga komuniteti dhe qytetarė tė ndryshėm nė rrjetet sociale, si dhe me mbeshtetje nga organizata tė ndryshme tė shoqerisė civile, organizohet protesta “Une nuk do tė hesht!”. Sepse nėse heshtim edhe kėtė herė, nuk do tė ketė mė drejtesi! Nėse heshtim edhe kėtė herė, viktimat e rradhės do tė jenė femijet tona, prinderit tanė, gratė tona, tė gjithe ne! me teper

Tiranė, datė 14.03.2013
Lėvizja MJAFT zhvilloi Konferencėn Rajonale me temė “Pėrdorimi i mjeteve tė Teknologjisė sė Informacioni pėr rritjen e pėrgjegjshmėrisė sė zyrtarėve publik”. Kjo konferencė ėshtė organizuar me mbėshtetjen e Fondacionit SOROS, nė kuadėr tė Programit East-East. Nė konferencė marrin pjesė pėrfaqėsues tė organizatave mė tė rėndėsishme tė shoqėrisė civile nga Kosova, Serbia, Bosnje Herzegovina, Shqipėria, Armenia, Ukraina, Maqedonia, Mali i Zi, Moldavia, Kirgistani etj. me teper


Me teper Lajme
E ç'rëndësi ka sa vetë e vizitojnë këtë faqe