Rregjistrohu ne listen tone:

Rregjistrohu Ç'rregjistrohu
   

Deklarata


Deklaratė pėr shtyp mbi moratoriumin pėr lundrimin e mjeteve motorike dhe ligjin e legalizimeve – Lėvizja MJAFT!

4 Prill 2006

  

Deputetët e mazhorancës, ashtu sic edhe jeni në dijeni, kanë miratuar në seancën e mbremshme plenare në Kuvend disa nisma te debatueshme të qeverisë, si Moratoriumin 3 vjecar që ndalon lundrimin e mjeteve motorike në ujerat shqiptare dhe ligjin për legalizimet.

 

Ligji për legalizimet

Levizja Mjaft shpreh keqardhje qe Kryeministri Berisha dhe deputetet e mazhorances nuk diten te perdoren mundesine e dyte qe Presidenti i Republikes u dha atyre per te bere nje ligj kushtetues, konsesual dhe qe ofronte zgjidhje te qendrueshme.

 

Ajo qe mbreme pame ne sallen e parlamentit ngjante me nje skleroze kolektive, ku te njejtet deputete qe pak dite me pare kishin miratuar ligjin e legalizimeve, mbreme pranuan se kishin votuar nje ligj antikushtetues, kur votuan pro dekretit te Presidentit.

 

Po mbreme, pak minuta me pas, te njejtet deputete, miratuan disa mendime te parlamentarit Madhi, te cilat jo vetem qe nuk ishin diskutuar me pare ne komisionet parlamentare, por as nuk ishin keshilluar me grupet e interesit.

 

Ne mendojme se menyra se si ligji u aprovua mbreme ne parlament ishte fyes. Eshtë fyese në rradhë të parë për vetë banorët që presin të legalizojnë banesat e tyre, është fyese për ish-pronarët, është fyese për Institucionin e Presidentit, është fyese gjithashtu për të gjithë shqiptarët, të cilët po vërtetojnë cdo ditë papërgjegjshmërinë dhe kokëfortësinë antikushtetuese të qeverisë së tyre.

 

Moratoriumi

Mënyra si ky moratorium u aprovua tregon imoralitetin politik të mazhorancës. Prej gati dy muajsh, mazhoranca parlamentare ka deshtuar te siguroje kuorimin e mjaftueshem per te kaluar kete ligj. Arsyeja e këtij deshtimi ishte cilesimi si antikushtetues I ketij moratoriumi nga vete deputete te mazhorances. Mbreme pame se te njejtet deputete, pa ndryshuar asnje pike e asnje presje ne ligjin ne fjale, ndryshuan krejt papritmas mendim, dhe nismen antikushtetuese e kthyen ne ligj.

 

Doktor Adhamudhi ne kete rast do thoshte: te dhemb syri? Kreje te shpetosh tjetrin! Moratoriumi I skafeve verteton paaftesine e Ministrise se Brendshme per te luftuar trafiqet dhe krimin e organizuar. Premtimi i Berishes se moratoriumi do sjelle me shume viza eshte nje mit apo iluzion ne rastin me te mire, dhe demagogji e mashtrim ne rastin me te keq. Sot nuk ka asnje kancelari Europiane ne Shqiperi qe te deklaroje se moratoriumi per skafet do shtoje numrin e vizave.

 

Ne i kerkojme Presidentit te Republikes te mos e dekretoje ligjin per moratoriumin e mjeteve motorike, pasi eshte nje ligj jokushtetues qe shkel te drejtat dhe lirite e njeriut.

 

Miratimet e ligjeve te tilla, dhe mbi te gjitha menyra se si keto ligje po miratohen, vertetojne serish karakterin e mbrapshte te Kryeministrit i cili po tenton me te gjitha mundesite e tij te forcoje kontrollin mbi institucionet kushtetuese te vendit si Keshillin e Larte te Drejtesise, Prokurorine dhe vete Kuvendin e Shqiperise.

 

Sot ne oren 16, perpara parlamentit te Shqiperise Levizja Mjaft do te zhvilloje nje proteste kunder ligjeve ne fjale.

 

ZYRA E SHTYPIT E LEVIZJES MJAFT!

 
 

25 Korrik 2014- Levizja Mjaft prezanton studentet fitues te projektit Udhetim ne Europe
Ambasadori gjerman nė Shqipėri, Helmut Hoffman, ju ka bėrė thirrje tė rinjve shqiptarė qė tė mos pėrfitojnė nga liberalizimi i vizave dhe projektet e tjera studimore me vendet e BE, pėr tė kėrkuar azil. me teper

15 Qershor- Strategjia e Rinisė – Pikat kryesore te evidentuara gjate takimeve ne 12 qarqe.
Prej datės 5 – 27 maj ekipi i Strategjisė sė Rinisė udhėtoi nė Durrės, Elbasan, Korēė, Shkodėr, Lezhė, Kukės, Fier, Vlorė, Gjirokastėr, Sarandė dhe Berat pėr tė prezantuar tek studentėt, tė rinjtė dhe pėrfaqėsuesit e organizatave rinore Strategjinė e Rinisė. Pati edhe takime nė Prizren, ku u shkėmbyen eksperienca dhe sugjerime nė lidhje me aplikimin e Strategjisė sė Rinisė. me teper

NGO Connection Day, 18 Qershor
Me iniciativen e zyres lokale te Microsoft ne Shqiperi, organizaten me qender ne Maqedoni "METAMORFOZIS" me teper


Me teper Lajme
E ç'rëndësi ka sa vetë e vizitojnë këtë faqe