Rregjistrohu ne listen tone:

Rregjistrohu Ç'rregjistrohu
   

Deklarata


A.A. Gill, drejt gjyqit pėr racizėm - Shqip

A.A. Gill, drejt gjyqit për racizëm - Shqip

4 gusht 2006

NGA HENRY ANDREAE

"Sunday Times" përballet me rrezikun e nje veprimi ligjor për nxitje të
urrejtjes racore, pas cilësimit të shqiptarëve si “të shkurtër dhe fytyrë
qelbës” në një shkrim të A.A Gill. Shkrimi i titulluar “Toka e harruar nga
koha” është botuar në revistën "The Sunday Times” me 23 korrik dhe jep detaje të vizitës së Gill në shtetin ballkanik. Autori e përshkruan vendin si “Rurutani banditësh dhe hakmarrësish” dhe njërëzit e tij si “të shkurtër dhe fytyrëqelbur me një trupngjeshje prej uniseksi e këmbë lehtësisht të harkuara, të ngjashëm me këmbët e kuajve të
Shetlandit”. Gill e përshruan gjuhen shqipe si të përshtatshme për kode “kriminelësh”,  duke shtuar: “Ka 4 milionë shqiptarë …tre prej të cilëve jetojnë në vendin e tyre, ndersa pjesa e mbetur punojnë jashtë, më së shumti në të zezë. Artikulli i ka inatosur shqiptarët kudo që ndodhen dhe është komentuar nga të gjitha mediat shqiptare. 

Në Britaninë e Madhe “MJAFT!”, një organizatë që synon promovimin e nje imazhi pozitiv të Shqipërisë në botë, po konsultohet me avokatë të cilët po marrin në konsideratë nisjen e një beteje ligjore me “Sunday Times”. Drejtori i degës londineze të organizatës , Ralf Gjoni”, tha: “Ne nuk na shqetëson kritika ndaj Shqipërisë, pasi ne jemi të parët që kritikojmë veten. Por këtu bëhet fjalë për racizëm të pastër, që nxit urrejtjen racore ne Angli. Artikulli I A.A Jill dhe gjuha e përdorur në të, inspiron urrejtje dhe paragjykim ne publikun britanik  dhe mes bisnesmeneve që marrin ne konsideratë investimet në Shqipëri. Ai dëmton imazhin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet tregtare, por, mbi të gjitha nxit urrejtjen racore ndaj shqipëtarëve ne Mbretërinë e Bashkuar.

Në një letër drejtuar “Sunday Times”, ambasadori shqiptarë në Angli, Kastriot Robo, e përshkruan artikullin si “jorealist, negativ, të ashpër, rasist, antishqiptar, denigrues dhe ofendues ndaj shqiptarëve, kombit dhe vete shtetit, duke shtuar se shkrimi është i denjë për një tabloid.
Në vijim të kriticizmit të ashpër të Gill, “Sunday Times”, nje javë më
parë publikoi tre letra, të cilat e kundërshtojnë shkrimin përfshi edhe
nje version të reduktuar të ambasadorit. Botuesi i revistës, Robin Morgan, i doli në mbështetje artikullit të gazetës së tij. Ai u shpreh në ‘Press Gazzet”: ”Ka pasur gjithnjë reagime për shkrimet e Gillit, qofshin këto për Uellsin, Anglinë apo Gjermaninë. Mendoj se njerëzit lexojnë shkrimet e Gill qoftë edhe për kënaqesinë e mënyrës së tij të trajtuarit të gjërave”. Ai e përshkruan artikullin si të një shkrimi tipik të thartë,
duke shtuar se: “Njërëzit e shohin Gillin për atë cka është, por problemi
është se shumë shqiptarë mendojnë se ai ka qënë i padrejtë me vendin e tyre, ndërkohë që anët negative egzistojnë, janë aty”.
Për Gill kjo nuk është hera e parë, që një shkrim i tillë ngjall
kundershti. Në vitin 1997 ai u padit në polici për nxitje të urrejtjes
racore, pasi I kishte cilesuar banorët e Uellsit si “të shemtuar dhe hundë shtypur”. Dy vjet më vonë ai u kritikua sërisht për një artikull të
titulluar “Hundforgiven”, në të cilën ai fliste për urrejtjen e tij ndaj
gjermanëve.

Marrë nga gazeta britanike online: “pressgazette”

 

 
 

Taksistet e licensuar hidhen ne proteste
Nga ana tjeter taksistet kerkojne anullimin e vendimit te Ministrit te Transporteve te dats 25.04.2008. Sipas tyre ky vendim eshte marre ne menyre te njeanshme pa pyetur grupet e interesit dhe ka sjelle liberalizimin total te licensave te sherbimit taksi. Taksistet u shprehen se vendim eshte ne kundershtim me standartet europian te cilat kane percaktuar nje taksi me nje mije banor. me teper

Kompensimi i energjise, qeveria po mashtron shqiptaret ne veshtiresi ekonomike
Lėvizja Mjaft! thekson se ėshtė detyrė e qeverisė qė tė garantojė mbrojtje sociale pėr pensionistėt, tė papunėt, familjet nė vėshtirėsi ekstreme dhe tė gjitha shtresat nevojė. me teper

MJAFT, reagim per krizen politike dhe institucionale
Greva ėshtė njė instrument demokratik dhe shumica e kėrkesave tė grevistėve ėshtė racionale pėrtej ēdo dyshimi. me teper


Me teper Lajme
E ç'rëndësi ka sa vetë e vizitojnë këtë faqe