Rregjistrohu ne listen tone:

Rregjistrohu Ç'rregjistrohu
   

Deklarata


MJAFT i dhuron Greqise dy kompjutera!

Klubi qytetar i Lëvizjes MJAFT! në Gjirokastër i dhuroi zyrës greke në doganën e Kakavijës, dy kompjutera, fill pas situatës të ripërsëritur të bllokimit të punës atje, si pasojë e prishjes së kompjuterave.

Kjo ishte forma simbolike, që Lëvizja MJAFT! përdori për të protestuar kundër një situate të papranueshme, absurde dhe diskriminuese, që përsëritet pa fund, duke treguar mungesë respekti por edhe mungesë profesionalizmi të palës greke në doganën jugore.

“Eshtë e pajustifikueshme që një anëtar i Bashkimit Europian, sic është Greqia, të shfaqë situata të tilla absurde dhe qesharake, të cilat në fund të fundit, shprehin jo vetëm mungesë të seriozitetit por edhe një diskriminim të theksuar ndaj qytetarëve shqiptarë”, tha Edi Sinoimeri, drejtues i MJAFT në Gjirokastër.

Lëvizja MJAFT! ka qenë këto ditë e angazhuar në protesta të shumta në Tiranë dhe në rrethe kryesisht për të protestuar kunder krizën se rëndë energjitike me të cilën po përballet vendi. Por protesta e mësipërme e Klubit të Gjirokastrës, vjen fill pas rrëmujës së krijuar pas festave në këtë doganë, ku sërish, mijëra qytetarë shqiptarë u kthyen në vendin fqinj, ku punojnë prej vitesh, me vonesë dhe më shijen e hidhur të diskriminimit të përsëritur.

ZYRA E SHTYPIT E MJAFT!

 
 

 
 

25 Korrik 2014- Levizja Mjaft prezanton studentet fitues te projektit Udhetim ne Europe
Ambasadori gjerman nė Shqipėri, Helmut Hoffman, ju ka bėrė thirrje tė rinjve shqiptarė qė tė mos pėrfitojnė nga liberalizimi i vizave dhe projektet e tjera studimore me vendet e BE, pėr tė kėrkuar azil. me teper

15 Qershor- Strategjia e Rinisė – Pikat kryesore te evidentuara gjate takimeve ne 12 qarqe.
Prej datės 5 – 27 maj ekipi i Strategjisė sė Rinisė udhėtoi nė Durrės, Elbasan, Korēė, Shkodėr, Lezhė, Kukės, Fier, Vlorė, Gjirokastėr, Sarandė dhe Berat pėr tė prezantuar tek studentėt, tė rinjtė dhe pėrfaqėsuesit e organizatave rinore Strategjinė e Rinisė. Pati edhe takime nė Prizren, ku u shkėmbyen eksperienca dhe sugjerime nė lidhje me aplikimin e Strategjisė sė Rinisė. me teper

NGO Connection Day, 18 Qershor
Me iniciativen e zyres lokale te Microsoft ne Shqiperi, organizaten me qender ne Maqedoni "METAMORFOZIS" me teper


Me teper Lajme
E ç'rëndësi ka sa vetë e vizitojnë këtë faqe