E Drejta e Informimit - Prezantimi i Raportit te I.

×

Error message

Deprecated function: The each() function is deprecated. This message will be suppressed on further calls in menu_set_active_trail() (line 2405 of /home/mjaft/public_html/includes/menu.inc).
06/06/2016

Freedom of Information është një iniciativë e Lëvizjes MJAFT!, mundesuar nga Ambasada Amerikane ne Shqiperi, si një vazhdimësi e përpjekjeve të saj të hershme për të bërë qasjen me ligjin e informimit, lirinë e filozofinë e informacionit dhe pjesëmarrjen e publikut në vendim-marrje, për t’u zbatuar nga institucionet publike dhe përdorur gjerësisht nga qytetarët, organizatat, media dhe aktorë të tjerë të interesuar.

Nën kujdesin e Open Government Partnership, në të cilën qeveria shqiptare është anëtare prej vitit 2011, Lëvizja MJAFT! do të përqëndrojë përpjekjet e saj duke monitoruar dhe nxitur për zbatimin e duhur të sapo ndryshuar për të drejtën e informimit, si dhe ligjit për njoftim e konsultim publik. Qëllimi themelor i këtij projekti është për të çuar më tej demokratizimin dhe për të rritur lirinë e shprehjes në Shqipëri, duke nxitur transparencën e institucioneve publike. Kjo duhet të çojë në rritjen e pjesëmarrjes së publikut në legjislativ dhe proceset e përgjithshme vendim-marrëse demokratike, si rrjedhojë e zbatimit të ligjeve të lartpërmendura nga zyrtarët publikë.
Objektivat që synohen të realizohen nga ky projekt:
1. Demokratizimi dhe rritja e lirisë së të shprehurit në Shqipëri, duke nxitur transparencën e institucioneve publike.
2. Rritje e pjesëmarrjes së publikut në procesin legjislativ.
3. Ndërgjegjësimi i zyrtarëve publikë për zbatimin e ligjeve mbi të drejtën e informimit dhe konsultimit publik.

Ne synojmë që ky projekt të kthehet në një platformë qendrore, e cila do të mbartë çështje mbi transparencën e institucioneve publike, si dhe do të shërbejë për monitorimin e zbatimit të ligjeve. Ashtu si dhe në praktikat e ngjashme botërore, mendojmë se kjo platformë do të ushtrojë presion mbi institucionet publike për të qenë më të përgjegjshme për kërkesat mbi informimin dhe pjesëmarrjen për konsultim. Gjithashtu, përmes këtij projekti, institucionet publike mund të reduktojnë sasinë e dokumentave të nevojshme për
t’iu përgjigjur çdo kërkese duke e dhënë informacionin në mënyrë elektronike përmes e-mail-it.

Prezantimi do te behet tek Hotel Tirana, ne daten 11 Qershor, 2016.

 

Jeni te mirepritur!