Nisma studentore për korrupsionin në universitete

×

Error message

Deprecated function: The each() function is deprecated. This message will be suppressed on further calls in menu_set_active_trail() (line 2405 of /home/mjaft/public_html/includes/menu.inc).
30/09/2015

 

"Nisma studentore kundër korrupsionit në universitet publike" është një iniciativë e ndërmarrë nga Lëvizja Mjaft dhe mbështetur nga Ambasada Amerikane në Tiranë, Zyra e Çështjeve Publike. Kjo fushatë ka për synim ndërgjegjësimin e studentëve dhe inkurajimin e tyre për të kundërshtuar dhe për të bërë të njohura rastet korruptive në arsimin publik shqiptar. Kjo iniciative pilot do të drejtohet në bashkëpunim me një grup studentësh pjestarë të universitetit publik në Tiranë dhe Vlorë. Fushata kërkon të përforcojë kulturën qytetare për të zgjidhur cështjet sociale nëpërmjet praktikave më të mira pro-aktive dhe gjithëpërfshirëse.

Komuniteti i angazhuar gjatë kësaj iniciative do të jenë vetë studentët, të cilët do të luajnë një rol aktiv për ndërgjegjësimin e moshatarëve të tyre. Gjithashtu, mbështetje do të merret dhe nga stafi përkates akademik, me deshirën për të sjellë ndryshimet e duhura në arsimin publik shqiptar. Do të jetë ky komunitet, i cili besojmë do të sjellë ndryshim në perceptimin e vlerave të vërteta të arsimit në Shqipëri, duke identifikuar, parashtruar dhe kundërshtuar të gjitha fenomenet që cënojne këto vlera dhe etikën e arsimit në universtitetet publike.

Shënim:
Ky projekt mbështetet financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it/ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.