Takim me gazetarë nga Maqedonia

12/02/2018

Ditën e premte më 26/01/2018 pranë zyrave tona u zhvillua një takim me gazetarë nga Maqedonia. Ky aktivitet organizohej nga BIRN Maqedonia në bashkëpunim me BIRN Albania, si pjesë e projektit të tyre të fokusuar kryesisht në gazetarinë investigative. Në këtë takim u prezantuan disa prej projekteve kryesore të Mjaft-it dhe disa nga aktivitetet që organizata po zhvillon.
Gjatë viteve të fundit, MJAFT ka qenë pjesë e shumë projekteve kombëtare dhe rajonale të fokusuara në monitorimin e politikave dhe praktikave anti-korrupsion të institucioneve publike.