Qeverisja e hapur e Njësive të Vetëqeverisjes Vendore në Shqipëri dhe në rajon

Qeverisja e hapur e Njësive të Vetëqeverisjes Vendore në Shqipëri dhe në rajon

Në bashkëpunim me partnerët e rrjetit rajonal të organizatave të shoqërisë civile ActionSEE, Lëvizja MJAFT! ka përgatitur këtë punim mbi politikat, në të cilin janë analizuar nivelet e transparencës dhe llogaridhënies së pushtetit ekzekutiv në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Punimi paraqet rezultatet e një kërkimi gjithëpërfshirës, të bazuar në metodologji shkencore dhe të zhvilluar nga anëtarët e rrjetit ACTION SEE përgjatë muajve të kaluar. Qëllimi i aktiviteteve tona është që të përkufizojë rolin konkret që shteti luan në rajon përmes matjes objektive së hapjes institucionale të pushtetit ekzekutiv dhe të adresojmë rekomandime për përmirësimin e tij. Gjithashtu, ne kërkojmë të përmirësojmë respektimin e principeve të mirëqeverisjes, ku hapja institucionale mban një vend të rëndësishëm.
Ne besojmë se këto janë qëllimet të cilat ne ndajmë me institucionet të mbuluara nga ky kërkim.
Ky propozim, së bashku me analizat e bëra për këtë fushë, përfaqëson dokumentin e dytë të llojit të tij, që rrjeti i ActionSEE prodhon. Bazuar në studimin e kryer vitin e shkuar, anëtarët e rrjetit përgatitën rekomandime për përmirësimin e hapjes institucionale të qeverisë. Mbi bazën e rezultateve të matura në vitin 2016, u hartuan punime, të cilat prezantonin gjendjen e institucioneve të Republikës së Shqipërisë dhe rajonit, duke përfshirë edhe mangësitë që institucionet shfaqin dhe praktikat e mira në këtë fushë. Në bazë të këtyre analizave, u përgatitën rekomandimet dhe udhëzuesit për përmirësimin e fushave specifike të cilat mbulohen nga kjo punë kërkimore.
Duke e bazuar punën e tyre në gjetjet dhe rezultatet të mbledhura në monitorimin e fundit, rrjeti i anëtarëve te ACTION SEE filloi të përmirësonte dhe të modifikonte metodologjinë e treguesve të hulumtimit, duke shpresuar se informacioni i ri do të kontribuojë në rezultate më të larta dhe më cilësore të punës kërkimore. Qëllimi i përdorimit të këtyre treguesve të rinj dhe të përmirësuar është për t’i shtuar dimensione të reja punës kërkimore ashtu sikurse një kontribut më efektiv për të përmirësuar hapjen institucionale në rajon. 
Me njohuritë tona të fituara nga kërkimi i shkuara, me rezultatet dhe analizat konkrete të hapjes rajonale, me shpresën se institucionet e pushtetit ekzekutiv do të udhëhiqen nga hapat e paraqitur për përmirësimin e gjendjes në këto fusha dhe do të punojnë për ta përmirësuar atë, ne vendosëm të advokojmë për një nivel më të lartë të hapjes së institucioneve qeveritare në rajon. Për këtë arsye, kërkimit të këtij viti i janë shtuar tregues, të cilët advokojnë për standarde më të larta të transparencës proaktive.