Qeverisja e hapur e pushtetit gjyqësor në rajon dhe në Shqipëri
Në 2016, pushteti gjyqësor në vendeve e Ballkanit Perëndimor nuk pati rezultate të kënaqshme përsa i përket hapjes institucionale. Shumica e treguesve bazë të performancës nuk u përmbushën nga pushteti gjyqësor dhe nga prokuroritë, duke shënuar kështu një mesatare prej 44% të hapjes institucionale. Një nga gjetjet kryesore të matjeve për vitin 2016 ka qenë mungesa e faqeve zyrtare online të këtyre institucioneve, duke ngritur shqetësimin për transparencën e proceseve gjyqësore, të cilat janë të disponueshme për publikun.
Për të realizuar matjet e këtij viti, anëtarët e rrjetit të Action SEE zhvilluan përmirësime e ndryshime të metodologjisë së kërkimit dhe të indikatorëve të saj mbi bazën e rezultateve dhe gjetjeve të nxjerra nga monitorimi i zhvilluar një vit më parë, duke shpresuar që informacionet e reja të siguruara nga kërkimi do të kontribuojnë në rezultate më të mira të projektit. Qëllimi kryesor i përdorimit të indikatorëve të rinj dhe të përmirësuar është për t’i shtuar një dimension të ri punës kërkimore dhe një qasje më efiçente për përmirësimin e hapjes institucionale në rajon.
Hapja institucionale e sistemit gjyqësor në rajonin e Ballkanit Perëndimor për matjet e këtij viti arrin nivelin 36% të performancës së treguesve. Ky rezultat i cili tregon një rënie të performancës të gjyqësorit, është një alarm për transparencën, hapjen dhe përgjegjshmërinë e aktivitetit të administratës së këtyre institucioneve. Sfidat e reformave që po zhvillohen momentalisht në rajon për këto institucione, si edhe rezultatet e ulta në transparencë, nuk japin perceptimin se janë ndërmarrë angazhime konkrete për të nxitur transparencën, fuqizimin e qytetarëve dhe veprimet kundër korrupsionit. Qeveria e hapur nuk është vetëm një qëllim për fuqitë ekzekutive dhe legjislative, por është gjithashtu një nevojë për gjyqësorin, për të kuptuar se çfarë mund të bëjë për të përmirësuar qeverinë, shoqërinë dhe demokracinë. (OGP, 2016) 1.
Ne dëshirojmë të theksojmë se hulumtimi i këtij viti përbënte dhe mbështeste një shkallë më të lartë të hapjes së institucioneve në raport me vitin e kaluar, duke shtuar tregues të rinj me të cilët matet kjo hapje dhe duke ngushtuar kriteret e matjes. Ne besojmë se një përqasje e tillë shtrënguese në hulumtim mund të ketë patur ndikim në faktin se rezultatet tregojnë një rënie në hapjen e organeve gjyqësore. Nga ana tjetër, rezultatet dhe të dhënat e analizuara tregojnë se gjyqësori nuk ka bërë asnjë përpjekje për të zhvilluar hapjen që nga publikimi i rezultateve të mëparshme, kështu që treguesit e rinj nuk janë të një rëndësie vendimtare për një rënie të përgjithshme për hapjen.
Për të përmirësuar performancën e këtij pushteti dhe për të rindërtuar besimin e publikut tek pushteti gjyqësor, duhet të ndërmerren hapa konkretë dhe urgjentë. Raporti i gjetjeve të kërkimit të ActionSEE i drejtohet vendimarrësve në gjykata dhe zyrat e prokurorëve në vendet e rajonit.
Ne jemi të hapur për të gjitha sugjerimet, kritikat dhe diskutimet e nevojshme për sa i përket raportit tonë.