Intership

Unevotoj eshte nje program monitorimi qe ka per qellim ngushtimi i hendekut midis Deputetëve dhe votuesve të tyre; midis autoriteteve dhe qytetareve. Programi kerkon rritjen e llogari-dhënies nga ana e deputetëve dhe e autoriteteve publike në mënyrë që të përmirësohet imazhi i Parlamentit Shqiptar dhe i institucioneve publike vendimarrese, si dhe të rritet pjesëmarrja publike në politikë. Aktivitetet ne kete projekt perfshijne monitorimin e Parlamentit dhe te Grupeve Parlamentare dhe raportimi i seancave perkatese



MAP (Multimedia Activism Platform) u mundësonë të rinjve kurse të specializuara në multimedia si dhe infrastrukturën e nevojshme për të shprehur opinionet dhe shqetësimet shoqërore. Kjo platformë inovative synon ndërgjegjësimin e të rinjve dhe i nxit ata të eksplorojnë mënyra të reja për të ushtruar presion mbi institucionet. Aktitet ne kete projekt perfshijne trajnimin ne gazetari, shkrime artikujsh dhe perkthime



Qëllimi i ketij projekti është që të fuqizojë qytetarët në mbajtjen e zyrtarëve publikë të përgjegjshëm, dhe t’u bëjë këtyre të fundit presion për premtimet e bëra dhe për përmirësimin e përgjegjësive publike. Aktivitetet ne kete projekt perfshijne monitorimin e premtimeve elektorale nga te gjitha palet politike te angazhuara dhe me pas studimi i punes se bere prej tyre per realizimin e premtimeve te bera.



Nëse dëshironi të merrni pjesë na kontaktoni në adresën tone të e-mail info@mjaft.org