Intership

Unëvotoj është një program monitorimi, që ka për qëllim ngushtimin e hendekut midis deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe votuesve të tyre; midis autoriteteve dhe qytetarëve. Programi kërkon rritjen e llogaridhënies nga ana e deputetëve dhe e autoriteteve publike, në mënyrë që të përmirësohet imazhi i Kuvendit shqiptar dhe i institucioneve publike vendim-marrëse, si dhe të rritet pjesëmarrja publike në politikë. Aktivitetet në këtë projekt përfshijnë monitorimin e komisioneve të përhershme të Kuvendit, të Grupeve Parlamentare dhe raportimi i seancave përkatëse



MAP (Multimedia Activism Platform) u mundëson të rinjve/rejave kurse të specializuara në multimedia, si dhe infrastrukturën e nevojshme për të shprehur opinionet dhe shqetësimet shoqërore. Kjo platformë inovative synon ndërgjegjësimin e të rinjve/rejave dhe i nxit ata/o të eksplorojnë mënyra të reja për të ushtruar presion mbi institucionet. Aktivitet në këtë projekt përfshijnë trajnimin në gazetari, shkrime artikujsh dhe përkthime.



Qëllimi i ketij projekti është që të fuqizojë qytetarët në mbajtjen e zyrtarëve publikë të përgjegjshëm dhe t’u bëjë këtyre të fundit presion për premtimet e bëra, si dhe për përmirësimin e përgjegjësive publike. Aktivitetet në këtë projekt përfshijnë monitorimin e premtimeve elektorale nga të gjitha palët politike të angazhuara dhe më pas, studimi i punës së bërë prej tyre për realizimin e premtimeve të bëra.



Nëse dëshironi të merrni pjesë, na kontaktoni në adresën tonë të e-mail-it: info@mjaft.org