ACTION SEE: Grantet e akorduara për organizatat e shoqërisë civile; cikli i dytë.

×

Error message

Deprecated function: The each() function is deprecated. This message will be suppressed on further calls in menu_set_active_trail() (line 2405 of /home/mjaft/public_html/includes/menu.inc).
13/04/2018

Grantet për zbatimin e projekteve 6-mujore u janë akorduar 10 (dhjetë) organizatave të shoqërisë civile nga gjashtë vendet: Maqedonia, Serbia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje dhe Hercegovina, të cilat do të adresojnë çështjet urgjente lokale dhe kombëtare për periudhën në vijim, me qëllim avancimin e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit.

Këto grante janë dedikuar për organizatat lokale të shoqërisë civile dhe u janë akorduar në kuadër të projektit ACTION SEE (Accountability, Technology and Institutional Openness Network in SEE), i cili është implementuar nga Metamorphosis Foundation nga Maqedonia, Westminster Foundation for Democracy nga Britania e Madhe, CRTA – Center for Research, Transparency and Accountability nga Serbia, Citizens Association Why not? nga Bosnje dhe Hercegovina, Center for Democratic Transition nga Mali i Zi, Open Data Kosovo – ODK nga Kosova dhe Lëvizja Mjaft! nga Shqipëria, me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian.

Organizatat fituese nga cikli i dytë i Skemës së Granteve janë:

Kosova

1. Organizata “Youth Association for Human Rights”- do të fokusohet drejt fuqizimit dhe mbështetjes së medias lokale nëpërmjet formimit të mekanizmave operacional, me impakt të drejtpërdrejtë në transparencën dhe përgjegjshmërinë e institucioneve lokale në bashkitë e Lipjanit dhe Shtimës. Ky projekt do t’u mundësojë mediave lokale të monitorojnë mbi transparencën dhe përgjegjshmërinë e institucioneve lokale.

Serbia

1. Organizata “Children’s centerZaječar”, “ZA Media portal” dhe “T1 Television” do të implementojnë projektin “Youth vs. Corruption” në periudhën Prill- Korrik 2018. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të zhvillojë një kulturë anti korrupsion, të fuqizojë ndërgjegjësimin civil dhe aktivizmin antikorrupsion, nëpërmjet përmirësimit të kompetencave personale (njohuri, aftësi dhe vlera) të studentëve/nxënësve të 20-të shkollave 9-vjeçare, që u nevojiten atyre për përfshirjen më të gjerë sociale. Studentët do të trajnohen që të njohin dhe të përcaktojnë sjelljet korruptive në mjedisin e tyre, të marrin pjesë praktikisht në hartimin e një pyetësori, të zhvillojnë kërkim dhe të analizojnë rezultatet, të implementojnë praktikisht 16 workshop-e në dy shkolla, të përzgjedhin temat dhe të shkruajnë skenarët për pesë spote antikorrupsion dhe të aktrojnë në të njëjtat video, të marrin pjesë në debate dhe në shfaqje televizive. Videot, lajmet, raportet, filmimet, fotot antikorrupsion do të gjenden në “Za Media Portal“, “T1 TV“ programe, në faqen e FB të “Children’s Center“ dhe të “Za Media“, në shkolla dhe në faqet e internetit të organizatave të shoqërive civile të interesuara.

2. Organizata “Ucitelj neznalica I njegovi komiteti” implementon projektin ‘Citizen control of the employment in the public sector’. Projekti ka si qëllim të informojë publikun për zvogëlimin e të drejtave të punës në institucionet publike dhe ndërmarrjet në Serbi, si rezultat i implementimit të Ndalimit të punësimit në sektorin publik. Qëllimi i këtij projekti është ngritja e një databaze online mbi tipin e punësimit në 20-të ndërrmarjet publike dhe institucioneve dhe 10 artikuj për dhunimin e të drejtave të punës.

Maqedonia

1. Organizata JEF Macedonia implementon projektin “Nothing else matters? Cases of corruption in the civil servants’ employment in the local governments in Macedonia”i cili do të adresojë çështjet e parregullësive në lidhje me punësimin dhe zhvillimin e nënpunësve civil. Pas kësaj, implementimi i këtij projekti do të: (1) ndihmojë qeveritë lokale në rritjen e transparencës në lidhje me punësimin dhe zhvillimin (rritjen) të nënpunësve civil; (2) bashkëpunojë me institucionet shtetërore në rritjen e monitorimit të punësimit dhe zhvillimit të nënpunësve civil në qeveritë lokale. Nëpërmjet realizimit të kërkimit sasiorë dhe cilësorë në tre bashki të përzgjedhura statistikisht, projekti ka si qëllim të kontribuoj drejt një mjedisi dinamik dhe të drejtë pune në qeveritë lokale, ku punësimi dhe zhvillimi i nënpunësve civil të realizohet sipas meritës.

Bosnja dhe Hercegovina

1. Organizata UAMPI BUM (Udruženje za alternativnu muzičku produkciju i izdavaštvo BUM – Association for Alternative Music Production and Publishing BOOM) do të implementoj projektin “Preglasaj”, e krijuar si bashkupunim me UNSA Geto (Udruženje nezavisnih stvaralaca i aktivista GETO – Association for Independent Creators and Activists GETO) dhe Impuls Portal, si një nevojë për të arritur përmbajtje të re në skenën e gazetarisë dhe medias.  Në vendin tonë, ky është një vit elektoral dhe këtu çdo vit elektoral është i mbipopulluar dhe i tejmbushur me informacione të panevojshme dhe fushata negative për kundërshtarët politik. Problemet e vërteta me të cilat përballen votuesit mbeten të fshehura nën sipërfaqe, përsëri. Preglasaj është një projekt i cili do të prodhojë punë tekstuale dhe video- raporte të cilat do të flasin mbi problemet reale që të rinjtë përballen në jetën e tyre. Përmbajtja do të krijohet nga studentë dhe aktivistë nën udhëzimin  e gazetarëve me eksperiencë nga Bosnje Hercegovina dhe rajoni.

2. Organizata Association for Media and Civil Society Development (Udruženje za razvoj medija i civilnog društva – URMCD) dhe partneri i saj mediatik portali elektronik Perspektiva.plus kanë projekt idenë „Faktograf“.  Nevoja për këtë projekt është si rezultat i mungesës së përgjegjshmërisë së stakeholdersave dhe prezencës në rritje të informacioneve false dhe “fake news”. Përdorimi i rregullt i fushatave jo të ndershme dhe premtimeve mashtruese nga politikanët e vendit i ndihmon ata të fitojnë simpatinë e votuesve, por gjirthashtu të paraqesin një taktikë manipuluese e cila nuk është evidentuar nga mediat aq shpesh. Në këtë mënyrë lajmet kontrollohen rrallë dhe zakonisht janë një formë e shpërndarjes së keq informimit. Duke qenë se nuk ka një format videoje që trajton këtë çështje URMCD dhe Perspektiva.plus vendosën të krijojnë një.  Nëpërmjet prodhimit të 5 episodeve të miniserive për të identifikuar ngjarje çorientuese në mediat popullore dhe në politikë, hartën e motiveve financiare dhe politike për ekzistencën e tyre dhe gjetjen e aktorëve kryesorë në prodhimin e tyre, ky projekt ka si qëllim të ndihmojë të bëjë përgjegjshmërinë politike një pritshmëri kyçe të publikut të përgjithshëm në procesin elektoral të Bosnje dhe Hercegovinës, të rrisë pritshmërinë në përgjithësi të publikut kundrejt platformave mediatike në terma të cilësisë dhe besueshmërisë të burimeve të cituara.  Gjithashtu objektivi i saj është iniciojë dhe të mundësojë një audiencë fillestare për një platformë online të bazuar në video, e cila do të jetë e orientuar ekskluzivisht drejt kontrollit të shpejtë të burimeve të lajmeve dhe kredibilitetit të politikanëve në Bosnje dhe Hercegovinë.

3. Organizata Centre for Policy and Governance do të implementoj projektin “Consistency of the budget with reforms” (Budžet u ogledalu). Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është të rris rolin e shoqërisë civile dhe medias përgjatë periudhës para-zgjedhore duke mundësuar informacione objektive mbi angazhimin e autoriteteve në reformat socio-ekonomike. Ky objektiv do të arrihet nëpërmjet: advokacisë për politikat fiskale në përputhje me qëllimet e reformave socio-ekonomike, advokaci për përgjegjshmërinë e autoriteteve në lidhje me shpërndarjen e fondeve publike dhe targetimin për ata që janë në nevojë, si dhe të ndikoj qytetarët për të nxitur interesin e tyre mbi çështjet socio-ekonomike gjatë periudhës parazgjedhore. Aktivitetet konkrete përfshijnë: hulumtim në konsistencën e buxheteve me reformat ( identifikimi i pikave të dobëta më të rëndësishme të buxheteve të 2018-së të cilat nuk janë në përputhje me reformat socio-ekonomike), fushatë advokacie (shkrimi i artikujve analitik në partneritet me një nga portalet kryesore online të lajmeve në vend- BUKA dhe menaxhimi i një fushate në rrjetet sociale) dhe një event gjatë kulmit të fushatave parazgjedhore (për të informuar qytetarët mbi rëndësinë e vështrimit përtej çështjeve populiste në politikat socio-ekonomike të partive që konkurrojnë në zgjedhje).  

Mali i Zi

1. Organizata “New Order” implementon “Citizens for better Local community”, i cili është projekti që ka si qëlim të mundësojë një nivel më të lartë të përfshirjes së qytetarëve në politikë-bërje në nivel lokal si dhe të rris besueshmërinë dhe llogaridhënien e zyrtarëve gjatë fushatave elektorale dhe përgjatë të gjithë mandatit të tyre. Rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve mbi rëndësinë e përfshirjes së tyre në funksionimin e qeverisjes vendore dhe në procesin e vendim-marrjes, është një nga qëllimet kyçe të këtij projekti, i lidhur fort me rritjen e interesit të qytetarëve për çështje të rëndësishme dhe problemeve në nivel lokal, bazuar në nevojat e tyre dhe informacionet e fituara mbi funksionimin e administratës së bashkisë. Gjithashu, vendosjen e një metode transparente dhe të shpejtë të gjenerimit të nevojave të qytetarëve përmes fushatave publike, është po ashtu e rëndësishme, jo më pak se rritja e nivelit të llogaridhënies së zyrtarëve në aktivitete e tyre të zakonshme dhe elektorale. Për më tepër, rritja e besueshmërisë dhe përgjegjësisë së partive politike për veprimet e tyre gjatë fushatës elektorale dhe pas zgjedhjeve dhe ngritja e një komunikimi direkt mes qytetarëve dhe zyrtarëve, bazuar në interesin e përbashkët për përmirësimin e komunitetit lokal i cili është thelbësor për arritjen e qëllimit kryesorë të këtij projekti. Së fundmi, jo më pak e rëndësishmja është promovimi i rëndësisë së NGO-ve dhe mediave lokale në krijimin e politikave në nivel lokal. Në fund të këtij projekti ne do të kemi qytetarë më të informuar mbi funksionimin e qeverisjes vendore dhe kompetencave e përgjegjësitë e saj kundrejt komunitetit, qytetarë të edukuar gjerësisht mbi metodat e përfshirjes në politikë-bërje dhe në funksionimin e qeverisë lokale, zyrtarë publikë të cilët janë të ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e llogaridhënies së tyre mbi deklaratat dhe veprimet, premtime të hapura dhe të besueshme të zyrtarëve bazuar në nevojat e rregjistruara të qytetarëve dhe në interesat e konmunitetit lokal, riforcimi i komunikimit direkt mes qytetarëve dhe zyrtarëve dhe rritja e ndërgjegjësimit publik mbi rëndësinë e përfshirjes së NGO-ve lokale dhe medias në funksionimin e komunitetit lokal.

2. Organizata Biciklo.me implementon “Project “Better Traffic – Better City” me qëllim që të analizojë problemin në rritje në Podgoricë si rezultat i politikave publike të papërshtatshme dhe të vjetëruara të rregullimit të trafikut. Nëpërmjet kërkimit online, në zyrë dhe në terren ne do të tregojmë se si këto probleme ndikojnë njerëzit dhe hapësirën në qytet, dhe të propozojmë zgjidhje që mund të përmirësojnë situatën aktuale. Debati publik për sfidat aktuale dhe planet për të ardhmen për një sistem trafiku më të mirë dhe më eficent është një pjesë shumë domethënëse e projektit, i cili është parashikuar si një përpjekje për të ndihmuar institucionet lokale në përshtatjen e një politike më të mirë të trafikut.

Shqipëria

1. Organizata Social Contract Institute (SCI) implementon një projekt i cili ka si synim të zgjeroj aksesin e qytetarëve në vendim-marrje në nivel lokal në Shqipëri. Qëllimi i këtij projekti është të arrijë objektivat e mëposhtme:

(1) Të asistojë pesë bashki për të vënë në vend dhe / ose për të përmirësuar transparencën dhe mekanizmat e tyre për bashkëveprimin me qytetarët; dhe

(2) Të pajisë qytetarët e pesë bashkive me njohuri dhe aftësi që u mundësojnë atyre të angazhohen në mënyrë efektive me bashkitë dhe të marrin pjesë në vendimmarrje në nivel lokal.