Ftesë për aplikim në kuadër të ACTION SEE

05/01/2018

ACTION SEE – Accountability, Technology and Institutional Openness Network in SEE shpall:

Kërkesë për aplikime

Grante për organizatat qytetare

ACTION SEE e shpall këtë kërkesë për aplikime që të sigurojë mbështetje për organizatat qytetare dhe ta promovojë qeverisjen e mirë dhe respektimin e ligjit nëpërmjet skemës për grante, e cila do të akordojë 25-30 grante të vogla për organizatat qytetare nga Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova (5-6 grante për çdo vend). Do të ndahen dy lloje grantesh, duke filluar nga 6.000 euro deri në 8.000 euro për çdo grant:

  1. Mbështetje për organizatat lokale qytetare gjatë zbatimit të nismave në kuadër të një vendi;
  2. Mbështetje për organizatat qytetare gjatë zbatimit të nismave ndërmjet dy ose më tepër vendeve nga rajoni.

Do të sigurohet mbështetje për fushata të targetuara për përfaqësim dhe iniciativa për politika, që do të kontribuojnë për arritjen e këtyre qëllimeve të përgjithshme të ACTION SEE:

  • Përmirësimi i përfshirjes së shoqërisë civile dhe organizatave mediatike në krijimin e mendimit publik, krijimin e politikave dhe pjesëmarrjen në mekanizmat për marrjen e vendimeve;
  • Rritja e kapaciteteve të shoqërisë civile për të ndërtuar grupet e saj të synuara dhe të trajtojë çështjet me rëndësi për shoqërinë.

Nismat e mbështetura nga Skema e Granteve të Vogla do të fokusohen në trajtimin e çështjeve në lidhje me respektimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me antikorrupsionin, transparencën dhe e drejta e informimit, mbrojtjen e të dhënave dhe shfrytëzimin e fondeve publike në këto fusha të targetuara:

  • E drejta e aksesimit të informacionit publik (Ligji nr. 119/2014 "Për të drejtën e informimit)
  • Financimi i partive politike
  • Praktikat korruptive për prokurimet publike
  • Korrupsioni
  • Privatësia dhe siguria
  • Dhuratat/sponsorizimet
  • Çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zgjedhjet
  • Shpërdorim detyre
  • Nepotizmi
  • Tjetër...

Grantet do të targetojnë ato organizata, të cilat janë të reja në sektorin e shoqërisë civile, në mënyrë që t’u ofrohet mundësi përvoje në sektor, si dhe t'i lejojë ato të aftësohen në rritjen e kapaciteteve për gjenerimin e fondeve duke zbatuar projekte të financuara nga Bashkimi Evropian dhe donatorë të tjerë. Për më tepër, partneriteti me të paktën një media do të jetë i detyrueshëm, ku kjo e fundit duhet të jetë e rregjistruar si entitet ligjor. 

Thirrja e plotë, si dhe formularet për aplikim gjenden më poshtë: 

Afati për dorëzimin e aplikimeve të plota është deri më 30 janar 2018, deri në orën 16:00, vetëm nëpërmjet formularit online të aplikimit. Formularët për aplikim duhet të plotësohen në gjuhën angleze.

Aplikantët që do të kenë nevojë për sqarime ose informacione plotësuese për këtë thirrje, mund të drejtohen në actionsee@metamorphosis.org.mk para datës 20 janar 2018, në mënyrë që të marrin përgjigjet e kërkuara para afatit të mbylljes së thirrjes.

The “Accountability, Technology and Institutional Openness Network in South East Europe – ACTION SEE” project is funded by the European Union and is implemented by Metamorphosis Foundation, Westminster Foundation for Democracy, CRTA – Center for Research, Transparency and Accountability, Citizens Association Why not?, Center for Democratic Transition, Open Data Kosovo (ODK) and Levizja Mjaft!.