Lëvizja MJAFT! në bashkëpunim me Balkan Trust for Democracy dhe mbeshtetje te Fondacionit Rorbet Bosch organizon lancimin për projektin “UDHËTIM NË EVROPË ” për studentët shqiptarë, tek Hotel Tirana, ne daten 13 Korrik 2016.
Përmbajtja e projektit "Udhëtim në Evropë" është e thjeshtë, dhe vetë principi kryesor e bën këtë projekt tërheqës për grup-moshat e reja. Thelbi i projektit qëndron në sigurimin e mundesisë së udhëtimit të lirë në Evropë për një grup prej studentëve më te mirë të universiteteve të Shqipërisë. Keta studentë do të pajisen, biletë treni interkontinentale të vlefshme për një muaj gjatë verës së vitit 2016. Udhëtimi do të jetë i lirë dhe secili nga studentët do të ketë mundesinë të ndërtojë itenerarin personal të udhëtimit.
Nëpërmjet prjoketit “Udhëtim në Evropë” ne synojmë tu krijojmë mundësinë studentëve shqiptarë të njihen me kulturën dhe qytetet Evropiane; gjithashtu këta studente do te jenë misionarë të cilët do të përfaqësojnë dhe shpërndajnë një kulturë dialogu e cila qëndron larg paragjykimeve të rëndomta të cilat i veshin shqiptarët me statusin e “Emigrantit të Evropës”.
Ju mirepresim!