ACTION SEE – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjeti i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore shpall:
Kërkesë për aplikime
Grante për organizatat qytetare
ACTION SEE e shpall këtë kërkesë për aplikime që të sigurojë mbështetje për organizatat qytetare dhe ta promovojë qeverisjen e mirë dhe sundimin e të drejtës nëpërmjet skemës për grante e cila do të ndajë 25-30 grante të vogla për organizatat qytetare nga Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova (5-6 grante në çdo vend). Do të ndahen dy lloje të granteve, duke filluar nga 6.000 euro deri në 8.000 euro për çdo grant:
- Mbështetje për organizatat lokale qytetare gjatë zbatimit të iniciativave në kuadër të një vendi.
- Mbështetje për organizatat qytetare gjatë zbatimit të iniciativave ndërmjet dy ose më tepër vendeve nga rajoni.
Do të sigurohet mbështetje për fushata të targetuara për përfaqësim dhe iniciativa për politika që do të kontribuojnë për arritjen e këtyre qëllimeve të përgjithshme të ACTION SEE:
- Përmirësimi i përfshirjes së shoqërisë qytetare dhe organizatave mediatike në krijimin e mendimit publik, krijimin e politikave dhe pjesëmarrjen në mekanizmat për marrjen e vendimeve;
- Rritja e kapaciteteve të shoqërisë qytetare që t’i ndërtojë grupet e saj të synuara dhe t’i trajtojë çështjet me rëndësi për shoqërinë.
Nga iniciativat e mbështetura nga Skema e granteve të vogla pritet të fokusohen në trajtimin e çështjeve në lidhje me sundimin e të drejtës dhe qeverisjen e mirë, veçanërisht që kanë të bëjnë me antikorrupsionin, transparencën dhe qasjen në informata, mbrojtjen e të dhënave dhe shfrytëzimin e mjeteve publike në këto fusha të targetuara:
- Аkti për qaasje të lirë deri te informatat publike (Liria e informimit – LEI)
- Financimi i partive politike
- Praktikat korruptive për furnizimet publike
- Ryshfeti
- Privatësia dhe siguria
- Dhuratat/sponsorimet
- Çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zgjedhjet
- Keqpërdorimi i detyrës zyrtare
- Nepotizmi
- Tjetër
Grantet fillimisht do t’i targetojnë organizatat më të vogla qytetare që t’u ofrohet një përvojë mësimi dhe t’u ndihmohet gjatë ndërtimit të kapaciteteve të tyre për tërhequr mjete financiare që më pas të marrin pjesë në thirrjet për grante të shpallura nga BE-ja dhe donatorët e tjerë. Pastaj, do të kërkohet që të nënshkruhet partneritet me së paku një medie.
Thirrja e plotë si dhe formularet për aplikim gjenden në këto linke:
- Thirrja për mbështetjen e aksioneve të rrjeteve të organizatave qytetare (në gjuhën angleze) (Version i perditesuar dt 06.12.2016: Raport Auditimi - e detyrueshme per organizatat me te ardhura vjetore mbi 30.000 euro; Nje organizate mund te aplikoje vetem me nje projekt si nje aplikues drejtues.)
- Formulari për aplikim (në gjuhën angleze)
- Formulari për buxhetin (në gjuhën angleze)
- Formulari për kornizën kohore për implementim (në gjuhën angleze)
Afati për dorëzimin e aplikimeve të kompletuara është deri më 15 janar të vitit 2017, deri në orën 16:00, vetëm nëpërmjet formularit për aplikim online. Formularet për aplikim duhet të plotësohen në gjuhën angleze.
Aplikuesit që do të kenë nevojë për sqarime ose informata plotësuese për këtë thirrje, mund të drejtohen në actionsee@metamorphosis.org.mk para 20 dhjetorit të vitit 2016, që të marrin pjesë para se të kalojë afati.
Projektit Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore – ACTION SEE është i financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa implementohet nga Fondacionit Metamorfozis, Fondacioni Westminster për demokraci nga Britania e Madhe, CRTA – Qendra për hulumtim, transparencë dhe llogaridhënie nga Serbia, Shoqata e qytetarëve “Why not?” nga Bosnja dhe Hercegovina, Qendra për tranzicion demokratik nga Mali i Zi, Open Data Kosovo (ODK) nga Kosova, dhe Lëvizja Mjaft! nga Shqipëria.
Projektit Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore – ACTION SEE, implementohet nga Fondacionit Metamorfozis, Fondacioni Westminster për demokraci, CRTA – Qendra për hulumtim, transparencë dhe llogaridhënie, Shoqata e qytetarëve “Why not?, Qendra për tranzicion demokratik, Open Data Kosovo (ODK), dhe Lëvizja Mjaft!
Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian