ICEDA ka kënaqësinë të shpallë Thirrjen për Aplikime, e cila do të ofrojë mbështetje për OShC-të, me qëllim promovimin e agjendës digjitale. Kjo thirrje vjen në kuadër të ciklit të parë të skemave të granteve, për grante të vogla LOT 1: Dhënia e nën-granteve për Qendrat e mbështetjes së e-qeverisë. Nga kjo thirrje, do të ofrohen 15 grante të vogla për OShC-të nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriut dhe Serbia (përafërsisht 3 grante për çdo vend), në rangun prej 13,000 deri 17,000 euro për grant. Kohëzgjatja e zbatimit të granteve individuale është 18 muaj.
Informacion më i detajuar mbi thirrjen mund të gjendet në Thirrjen për Aplikime.
Pëshkrimi i plotë i thirrjes, si dhe formatet e aplikimit gjenden në dokumentat e mëposhtëm:
Sesioni informues
Një sesion informues do të organizohet nga partnerët e rrjetit ICEDA për aplikantët potencialë, në formën e webinarit. Sesioni informues do të organizohet në secilin nga pesë vendet e Ballkanit Perëndimor, pjesë të projektit, në gjuhën lokale.
MJAFT do të organizojë sesionin online më 10 shtator 2020, 10:00 AM.
Ndiqni faqet e projektit në Facebook dhe Twitter për më shumë informacion.
Ku të aplikohet dhe të dërgohen dokumentat?
Aplikuesit të cilët kanë nevojë për sqarime të mëtejshme apo për informacione shtesë mbi thirrjen, janë të ftuar të dërgojnë pyetjet e tyre në iceda@metamorphosis.org.mk deri më datë 15 shtator 2020, me qëllim që të marrin përgjigjet e duhura në kohë përpara përfundimit të afatit të dorëzimit të aplikimit.
Afati i fundit për të aplikuar: 30 shtator 2020, 23:59 CET.
Aplikimit duhet të dërgohen vetëm përmes e-mail-it, në adresën iceda@metamorphosis.org.mk. Aplikimet pranohen vetëm në gjuhën angleze.
Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA” është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Metamorphosis Foundation, Open Data Kosovo – (ODK), e-Government Academy (eGA), Center for Research, Transparency and Accountability – CRTA, Lëvizja MJAFT, NVM 35 MM.
Burimi: Metamorphosis Foundation