Action SEE - Lancimi i Projektit projektit "Llogaridhënia, Teknologjia dhe Rrjeti i Hapjes Institucionale në Europën Juglindore

06/12/2016

Lëvizja MJAFT!, në kuadër të projektit "Llogaridhënia, Teknologjia dhe Rrjeti i Hapjes Institucionale në Europën Juglindore - ACTION SEE", i financuar  nga Komisioni Europian, organizoI takimin prezantues të premten, datë 10 Qershor, ora 11:00, në sallën EUROPA, pranë Protik (Godina AKTI). Ky projekt zhvillohet në 6 vendet e rajonit (Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja & Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Shqipëria), një bashkëpunim i Lëvizjes MJAFT! me organizatat partnere. Qëllimi kryesor është mbledhja sistematike e informacioneve mbi atë se si mediat dhe OSHC-të e shohin veprimtarinë e qeverisë në Shqipëri.

ACTION SEE është hartuar mbi bazën e eksperiencave të partnerëve të rajonit të përfshirë në këtë projekt, i cili synon fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile për angazhim efektiv në procesin e politikë-bërjes.  Projekti parashikon ekspertizë dhe njohuri të fituara të partnerëve gjatë implementimit të përbashkët të një sërë aktivitetesh në të gjithë rajonin e Europës Juglindore, të cilat kanë për qëllim sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë.

 

Synimi i këtij takimi është identifikimi i aktoreve te cilët mbartin eksperience ne fushën transparencës dhe llogaridhënies, shkëmbimi i eksperiencave me qellim ngritjen e një sistemi sa me efikas për monitorimin dhe vlerësimin e këtyre treguesve per pushtetin qendror dhe atë lokal.

   

                                                                                                                                                                                                                   Mbeshtetur nga Bashkimi Evropian

The “Accountability, Technology and Institutional Openness Network in South East Europe - ACTION SEE” project is implemented by Metamorphosis Foundation, Westminster Foundation for Democracy, CRTA – Center for Research, Transparency and Accountability, Citizens Association Why not?, Center for Democratic Transition, Open Data Kosovo (ODK) and MJAFT! Movement.