Platforma Multimediale e Aktivizmit 2017, edicioni i 5-të

23/05/2017

PMA (Platforma Multimediale e Aktivizmit) është nismë e Lëvizjes MJAFT!, e mbështetur nga Lëviz Albania dhe e financuar nga Ambasada Zviceriane në Shqipëri. Kjo nismë u mundëson të rinjve/rejave kurse të specializuara në multimedia, si dhe infrastrukturën e nevojshme për të shprehur opinionet dhe shqetësimet shoqërore. PMA është realizuar për 4 vite në qytetin e Tiranës dhe në vitin e saj të 5-të vjen në një koncept rajonal, në qytetet: Shkodër, Vlorë, Elbasan dhe Korçë. Kjo platformë inovative synon ndërgjegjësimin e të rinjve/rejave dhe i nxit ata/o të eksplorojnë mënyra të reja për të ushtruar presion mbi institucionet.

PMA nxit krijimtarinë dhe mendimin kritik të të rinjve/rejave në fusha të ndryshme të komunikimit masiv – video, fotografi, shkrim, etj. Me anë të një studimi të thelluar, të rinjtë/rejat do të njihen me çështjet kryesore që do të shërbejnë si pikënisje për punën e tyre. Akademikë/e dhe profesionistë/e të shquar/a në fushën e gazetarisë dhe komunikimit masiv do të ofrojnë trajnime të specializuara për të rinjtë/rejat.

PMA është një mundësi e mirë për të gjithë ata/o që kanë opinione të pavarura, por nuk gjejnë hapësirën e duhur për t’i shprehur ato në mediat konvencionale, pa u paragjykuar.
Trajnimet do të zhvillohen në fushën e aktivizmit dhe gazetarisë nga emra të mirënjohur të medias dhe shoqërisë civile në Shqipëri.

Nëse jeni nga qyteti i Shkodrës, Vlorës, Elbasanit dhe Korçës, bëhuni pjesë e këtij programi duke na dërguar: Emër, mbiemër, arsimimin, nr. kontakti dhe arsyen pse dëshironi të jeni pjesë e kësaj platforme në adresën tonë info@mjaft.org 
#Lëvizalbania #Demokracivendore #Levizjamjaft #PlatformaMultimedialeAktive

Për më shumë inforamcion, vizitioni: MAP site.