Projekti ICEDA / Webinar mbi Sigurinë Kibernetikë dhe Marketingun Digjital

30/04/2023

Në kuadër të projektit "Increasing Civic Engagement in Digital Agenda - ICEDA", Lëvizja MJAFT!, organizata zbatuese e projektit në Shqipëri, ka realizuar gjatë muajit Prill 2023, 2 webinare mbi tematikat e digjitalizimit. 

Më datë 13 Prill 2023, u realizua webinari me fokus "Sigurinë Kibernetike", duke konsideruar ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe nevojën e qytetarëve për të qenë më të informuar mbi sulmet dhe si të rrisin sigurinë e tyre online. Webinari u organizua nga eksperti i IT, Ergest Nako, dhe u ndoq online në platformën ZOOM nga 41 pjesëmarrës. 

Fokusi i këtij webinari ishin:

  • Hyrje në sigurinë kibernetike
  • Të dhënat personale
  • Siguria kibernetike në ambientin e punës
  • Si të mbrohemi në hapësirën digjitale
  • Siguria e familjes
  • E ardhmja digjitale dhe sfidat e sigurisë

Më datë 30 Prill 2023, u realizuar webinari me fokus "Marketingun Digjital", nga ekspertja, Valbona Brahaj, e ndjekur online në platformën ZOOM nga 51 pjesëmarrës. 

Fokusi i këtij webinari ishin: 

  • Bazat e marketingut digjital
  • Rëndësia e marketingut digjital
  • Marketingu digjital në media sociale
  • Përmbajtja e marketingut digjital
  • Marketingu përmes e-mail-it
  • SEO
  • Mekanizmat kryesorë për përdorimin online

 

Këta webinars janë prodhuar në kuadër të projektit Increasing Civic Engagement in the Digital Agenda – ICEDA, bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga Metamorphosis Foundation (Maqedonia e Veriut), the Academy of e-Governance (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), CRTA – Center for Research, Transparency and Accountability (Serbi), NGO 35mm (Mal i Zi) dhe ODK – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti po zbatohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian.

Këta webinars janë prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Lëvizjes MJAFT! dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Europian.