Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA

05/02/2020

Emri i projektit: Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA

Qëllimi i projektit: Projekti ka për qëllim ta rrisë pjesëmarrjen e organizatave qytetare (OQ) në formësimin dhe zbatimin e Agjendës Digjitale në Ballkanin Perëndimor.

Qëllimet specifike

  • Rritja e kapacitetit të OQ-ve dhe mediave për t’u përballur me sfidat që lidhen me agjendën digjitale, duke u mundësuar të bëhen pjesëmarrës aktivë në këtë proces.
  • Forcimi i rolit të OQ-ve për t’i ndihmuar institucionet shtetërore që ta shfrytëzojnë sa më mirë potencialin e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit (TIK), me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve të tyre elektronike (e-shërbimeve) për qytetarët, si dhe të rritet niveli i hapjes së tyre.
  • Forcimi i besimit dhe i sigurisë në internet duke zhvilluar trajnime për ngritjen e vetëdijes përmes rrjetit të OQ-ve që i promovojnë njohuritë elementare dhe shkathtësitë digjitale, si dhe përfshirjen digjitale në nivel rajonal, kombëtar dhe lokal.
  • Rritja e dukshmërisë së çështjeve që lidhen me agjendën digjitale në kuadër të shoqërisë civile dhe mediave.
  • Rritja e kërkesës së qytetarëve për e-shërbime cilësore përmes trainimit dhe ngritjes së vetëdijes nga OQ-të.

Grupet e synuara

  • OQ-të lokale dhe mediat lokale
  • Qytetarët si përdorues aktual dhe potencial të e-shërbimeve
  • Institucionet publike/shtetërore që ofrojnë e-shërbime në nivel kombëtar dhe lokal

Rezultatet e pritura

  • Agjendë e përparuar digjitale përmes rrjetit prej 30 OQ-ve nga Ballkani Perëndimor të mbështetur nga një skemë e vogël grantesh për realizimin e iniciativave konkrete.
  • Hulumtimi i publikuar për gjendjen e e-qeverisjes në pesë vende.
  • 15 qendra lokale të formuara për mbështetjen e e-qeverisjes, të udhëhequra nga anëtarët e rrjetit të OQ-ve.
  • Shkathtësi të përmirësuara të OQ-ve dhe të profesionistëve të mediave në nivelin lokal për njohjen dhe përballjen me sfidat që lidhen me agjendën digjitale.
  • Përdorimi i shtuar i shërbimeve të e-qeverisjes nga ana e qytetarëve në zona të caktuara.
  • Dialog i përforcuar ndërmjet OQ-ve dhe institucioneve qeveritare për një agjendë digjitale gjithëpërfshirëse, në të cilën qytetarët do të jenë në qendër të vëmendjes, duke ofruar rekomandime për përmirësimin e e-shërbimeve përmes hulumtimit të zhvilluar dhe të zgjeruar të bazuar në prova.

Aktivitetet e projektit

  • Hetimi i gjendjes së zhvillimit të e-qeverisjes dhe njohurive elementare digjitale në vendet e zgjedhura.
  • Krijimi i rrjetit OQ-ve për agjendën digjitale për Ballkanin Perëndimor.
  • Forcimi i kapacitetit të OQ-ve dhe i mediave përmes një seri trajnimesh.
  • Dhënia e granteve të vogla për 30 OQ për ta promovuar dhe forcuar agjendën digjitale.
  • Ofrimi i mbështetjes për qytetarët dhe kategoritë e cenueshme për përdorimin e shërbimeve ekzistuese të e-qeverisjes.

 

Kohëzgjatja e projektit: 01.02.2020 – 31.01.2023 (36 muaj)

Mbështetja financiare: Bashkimi Evropian

Partnerët:

Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut)
metamorphosis.org.mk

Akademia për e-qeverisje (e-Governance Academy) (Estoni)
ega.ee

CRTA – Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi)
crta.rs

OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi)
nvo35mm.org

Të dhënat e hapura Kosovë – (Open Data Kosovo -ODK) (Kosovë)
opendatakosovo.org

Lëvizja Mjaft! (Shqipëri)
mjaft.org