Takim me intern-ët/et e sesionin të dytë, programi "UnëVotoj"

×

Error message

  • Notice: Trying to access array offset on value of type int in element_children() (line 6609 of /home-2/mjaft/public_html/includes/common.inc).

  • Deprecated function: implode(): Passing glue string after array is deprecated. Swap the parameters in drupal_get_feeds() (line 394 of /home-2/mjaft/public_html/includes/common.inc).
05/02/2018

Të premten, më 2 shkurt 2018, në zyrat e Lëvizjes MJAFT! u zhvillua takimi me pesë të rinjtë dhe të rejat e përzgjedhur/a për të qenë pjesë e programit “UnëVotoj”, në sesionin e dytë të legjislaturës së re parlamantare. Monitorimi i Kuvendit ka filluar si nismë e Lëvizjes MJAFT! në vitin 2005, me qëllimin që të sjellë qytetarët më afër performancës së parlamentarëve dhe proceseve parlamentare. Duke qenë se një funksionim më i mirë i kuvendit sjell një qeverisje më demokratike, MJAFT! e ka ngritur punën e saj sipas një metodologjie gjithëpërfshirëse dhe subjekt përmirësimi të vazhdueshëm në bazë të praktikave më të mira ndërkombëtare dhe nevojës së diktuar nga proceset e brendshme.

Në takimin e zhvilluar, të rinjtë/rejat u njohën me procedurën e monitorimit të komisioneve të përhershme dhe seancave plenare, duke u përqëndruar në shtyllat kryesore të metodologjisë së ndjekur përgjatë eksperiencës disavjeçare.

MJAFT! ka zhvilluar disa programe të monitorimit të veprimtarisë së Kuvendit, ku vlen të përmendim edhe projektin “ACTION SEE – Accountability, Technology and Institutional Openness Network in SEE”, i cili u prezantua gjithashtu tek intern-ët/et.