Qeverisja e hapur e institucioneve të pushtetit ekzekutiv në Shqipëri dhe në rajon
Në bashkëpunim me partnerët e rrjetit rajonal të organizatave të shoqërisë civile ActionSEE, Lëvizja MJAFT! ka përgatitur këtë punim mbi politikat, në të cilin janë analizuar nivelet e transparencës dhe llogaridhënies së pushtetit ekzekutiv në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Punimi paraqet rezultate të një kërkimi gjithëpërfshirës, bazuar në metodologji shkencore, kryer nga anëtarë të rrjetit të ActionSEE përgjatë periudhës dhjetor 2017 deri në fund të shkurt 2018. Qëllimi i këtij kërkimi është të prezantojnë një këndvështrim të përgjithshëm të gjendjes aktuale të pushtetit ekzekutiv, si dhe të kontribuojnë në zbatimin e reformave të ndërmarra për administratën publike, të ndikojë në përforcimin e parimeve të mirëqeverisjes dhe të ndihmojë institucionet në zbatimin më efiçent të detyrave të tyre operative.
Ky propozim, së bashku me analizat e bëra për këtë fushë, përfaqëson dokumentin e dytë të llojit të tij, që rrjeti i ActionSEE prodhon. Bazuar në studimin e kryer vitin e shkuar, anëtarët e rrjetit përgatitën rekomandime për përmirësimin e hapjes institucionale të qeverisë.
Mbi bazën e rezultateve të matura në vitin 2016, u hartuan punime, të cilat prezantonin gjendjen e institucioneve të Republikës së Shqipërisë dhe rajonit, duke përfshirë edhe mangësitë që institucionet shfaqin dhe praktikat e mira në këtë fushë. Në vijim të analizave të bëra vitin e shkuar, rekomandime dhe udhëzues janë hartuar për përmirësimin e fushave specifike që ky studim mbulon.
Anëtarët e rrjetit ActionSEE, në këtë studim të rradhës, përmirësuan dhe modifikuan metodologjinë e kërkimit dhe treguesit e saj mbi bazën e rezultateve dhe gjetjeve të monitorimit, zhvilluar vitin e shkuar, duke synuar informacion që do të kontribuojnë në rezultate më të mira të projektit. Qëllimi i përdorimit të treguesve të rinj dhe të përmirësuar është shtimi i një dimensioni të ri në këtë kërkim dhe një qasje më efiçente ndaj përmirësimit të hapjes institucionale në rajon.
Duke zotëruar njohuri, rezultate konkrete dhe analiza të qeverisjes së hapur institucionale në rajon, si dhe duke besuar në përmirësimin e punës së institucioneve të pushtetit ekzekutiv në këtë fushë, të ndikuara nga hapat konkretë të prezantuar në udhëzuesit e përgatitur, synojmë të advokojmë për një nivel më të lartë të qeverisë së hapur në rajon. Për këtë arsye, kërkimit të këtij viti i janë shtuar tregues, të cilët advokojnë për standarde më të larta të transparencës proaktive.
Politika e qeverisjes së hapur duhet të jetë një politikë e zbatuar në të gjitha qeveritë e rajonit dhe duhet të përkufizohet ashtu si politikat e tjera të rëndësishme, dhe jo të vijë si rezultat i një vendimi aktual apo i gjendjes së forcës aktuale në pushtet. Çdo vend i rajonit ka kushtet e tij specifike të sferës politike, në të cilën ai zhvillon qeverisjen e tij të hapur, por një hapësirë e rëndësishme për një operacion të bashkuar rajonal në përmirësimin e gjendjes aktuale, mund të ishte një hap për t’u marrë në konsideratë.
Propozimi ynë i adresohet vendimmarrësve të pushtetit ekzekutiv në vendet e rajonit, në të gjitha nivelet: qeveri, ministri dhe agjenci ekzekutive. Ky punim mund të jetë i dobishëm për përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare dhe për kolegët e organizatave të shoqërisë civile, të cilët punojnë mbi çështje të tilla.
Në mënyrë që të arrihet një dialog publik i cilësive të larta lidhur me këto çështje, do të organizohen një sërë eventesh publike, në të cilat do të dëgjohen opinionet e të gjithë grupeve të të interesuarve dhe do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje të përbashkëta e të qëndrueshme për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj çështjeje.
Veç kësaj, gjithashtu do të zbatohen të gjitha parimet e transparencës së kërkimit dhe do të informohen institucionet mbi të gjitha detajet e kryerjes së tij dhe konkluzionet e përshtatura. Jemi në dispozicionin tuaj për të gjitha sugjerimet, kritikat konstruktive dhe diskutimet lidhur me këtë punim!