Qeverisja e hapur e Parlamentit në rajon dhe në Shqipëri

×

Error message

  • Notice: Trying to access array offset on value of type int in element_children() (line 6609 of /home-2/mjaft/public_html/includes/common.inc).
  • Deprecated function: implode(): Passing glue string after array is deprecated. Swap the parameters in drupal_get_feeds() (line 394 of /home-2/mjaft/public_html/includes/common.inc).

Qeverisja e hapur e Parlamentit në rajon dhe në Shqipëri

Në bashkëpunim me partnerët nga rrjeti rajonal i organizatave të shoqërisë civile “Action SEE“, Lëvizja MJAFT! përgatiti dokumentin përmes të cilit analizohet niveli i transparencës, hapjes dhe llogaridhënies së Pushtetit Legjislativ në Rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Punimi paraqet rezultate të një kërkimi gjithëpërfshirës, bazuar në metodologji shkencore, kryer nga anëtarë të rrjetit të ActionSEE përgjatë periudhës dhjetor 2017 - shkurt 2018. Qëllimi i këtij kërkimi ështëtë japë një përshkrim të përgjithshëm të situatës në këtë fushë, për të kontribuuar në cilësinë e reformave në punën e administratës publike, duke ndikuar në përmirësimin e mirëqeverisjes dhe ndihmuar institucionet për të rritur efiçencën në punën e tyre. Gjithashtu, synimi ynë është të përmirësohet respektimi i parimeve të qeverisjes së mirë, në të cilën hapja institucionale zë një hapësirë të rëndësishme. Propozimi për politika praktike, shoqëruar me analiza, është i dyti dokument i llojit të tij. Bazuar në kërkimin e zhvilluar, edhe vitin e shkuar, anëtarët e rrjetit hartuan rekomandime për përmirësimin e hapjen institucionale. 
Në vijim të rezultateve të kërkimit të zhvilluar në vitin 2016, janë hartuar punime për të përshkruar situatën e institucioneve në Shqipëri dhe në rajon, duke përfshirë mangësitë e identifikuara dhe praktikat më të mira në këtë fushë. Bazuar në këto analiza, rekomandimet e vitit të shkuar u sollën në formën e udhëzuesve për përmirësimin e fushave specifike të mbuluara nga ky kërkim. 
Nisur nga gjetjet dhe rezultatet e vitit të shkuar, anëtarët e rrjetit ActionSEE rishikuan metodologjinë e kërkimit duke i përmirësuar dhe përshtatur treguesit e përdorur për studimin, me synimin që informacioni i mbledhur të jetë më cilësor dhe rezultativ nga projekti. Arsyeja e përdorimit të këtyre treguesve më të avancuar është të japin një kontribut më efiçent në përmirësimin e hapjes institucionale në rajon. 
Mbështetur në njohuritë, rezultatet konkrete dhe analizat e hapjes institucionale rajonale, me besimin se parlamentet janë udhëhequr nga hapa të arritshëm dhe të thjeshtë me synim përmirësimin e situatës në këtë fushë, ndihmuar edhe nga puna e rrjetit të ActionSEE në këtë kuadër, partnerët vendosën të advokojnë në një nivel më të lartë për hapjen institucionale në rajon. Kërkimi i këtij viti u pasurua me tregues, të cilët kërkonin një standard më të lartë të transparencës proaktive. 

Politika e hapjes institucionale duhet të jetë një politikë që ndiqet nga të gjithë parlamentet rajonale; duhet të përcaktohet si çdo politikë tjetër e rëndësishme dhe nuk duhet të shihet vetëm si rezultat i një vendimin apo gjendjeje momentale të autoriteteve publike. Çdo shtet i rajonit ka specifikat e veta, kushtet politike në të cilat zhvillon politikën e hapjes institucionale, por ekzistojnë hapësira për veprim të përbashkët rajonal në përmirësim të kësaj situate.