PMA (Platforma Multimediale e Aktivizmit) është nisma e Lëvizjes MJAFT!, e mbështetur nga Lëviz Albania, (dhe e financuar nga Ambasada Zviceriane) në Shqipëri. Kjo nismë u mundëson të rinjve kurse të specializuara në multimedia si dhe infrastrukturën e nevojshme për të shprehur opinionet dhe shqetësimet shoqërore. PMA është realizuar për 4 vite në qytetin e Tiranës, tani vjen në vitin e saj të 5-të në një koncept rajonal në qytetet: Shkodër, Vlorë, Elbasan dhe Korçë. Kjo platformë inovative synon ndërgjegjësimin e të rinjve dhe i nxit ata të eksplorojnë mënyra të reja për të ushtruar presion mbi institucionet publike.
PMA nxit krijimtarinë dhe mendimin kritik të të rinjve në fusha të ndryshme të komunikimit masiv – video, fotografi, shkrim, etj. Me anë të trainimeve të thelluara, të rinjtë do të njihen me çështjet kryesore që do të shërbejnë si pikënisje për punën e tyre. Akademikë dhe profesionistë të shquar në fushën e gazetarisë dhe komunikimit masiv do të ofrojnë trajnime të specializuara për të rinjtë.
PMA është një mundësi e mirë për të gjithë ata që kanë opinione të pavarura, por nuk gjejnë hapësirën e duhur për t’i shprehur ato në mediat konvencionale, pa u paragjykuar.
Trajnimet do të zhvillohen në fushën e aktivizmit dhe gazetaris nga emra të mirenjohur të medias dhe shoqëris civile në Shqipëri.
Te rinjte e Shkodrës, Vlorës, Elbasanit dhe Korçës jane te mirepritur te bëhen pjesë e këtij programi duke na dërguar:
Emër, mbiemër, arsimimin, nr kontakti dhe motivet pse dëshironi të jeni pjesë e kësaj platform në adresën tonë info@mjaft.org
Ju mirepresim.