QEVERISJA E HAPUR E PUSHTETIT LEGJISLATIV NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, VITI 2021
PROPOZIME PËR PËRMIRËSIMIN E SITUATËS
Në prill të vitit 2021, u zhvilluan zgjedhjet qendrore për votimin e anëtarëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Përgjatë periudhës së fushatës elektorale, pak para datës së zgjedhjeve, një databazë me të dhëna sensitive të 910 mijë qytetarëve të Tiranës u bë publike në media. Të dhënat e bëra publike përmbanin informacion për emrat, numrat e kartave të identitetit, numrat e telefonit, si dhe preferencat e qytetarëve për votimin e partive politike. Një ngjarje e tillë cënon ligjin në fuqi nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, e cila u përsërit në dhjetor të po këtij viti, me rrjedhjen e informacionit për pagat e qytetarëve të vendit. Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale u shpreh në raportin e saj vjetor mbi këto ngjarje me rekomandime dhe vendim: hartimi i strategjive për Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit dhe ngritjen e strukturave monitoruese, trajnimeve të vazhdueshme të stafit, krijimin e një rregjistri të plotë të pajisjeve të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në përdorim etj.
Në vitin e fundit, administrata e institucionit është e angazhuar në zhvillimin e platformës “Konsultimi i Projektligjeve, me qëllim respektimin e parimit të transparencës dhe për një Kuvend të hapur e sa më pranë qytetarit, në faqen zyrtare të Kuvendit platforma “Konsultimi i Projektligjeve” do të ofrojë mundësinë e konsultimit online të të gjitha projektligjeve që komisionet parlamentare do të publikojnë. Konsultimi do të jetë i hapur për publikun, organizatat e shoqërisë civile dhe grupeve të interesit.
Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Partnerëve Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).